Ka burra që e duan burrërinë ( Ngjarje e vërtetë me Namik Didanin ) / Nga: Agron MEMA

Ka burra që e duan burrërinë
Ngjarje e vërtetë me Namik Didanin
 
 
Isha me një mikun tim duke pirë kafe. Miku im është tepër i majtë, por kjo nuk na pengon të jemi miq e të pimë kafe, të shkëmbejmë mendime, sidomos rreth zhvillimeve politike në vend dhe në botë. Një rej këtyre mëngjezeve të kafes së përbashkët, paprtitur miku im shpërtheu: Epo këta janë të paturp, të pacipë, nuk kanë moral fare. Akuzojnë njëri-tjetrin jo vodhe ti , jo vodha unë. Dhe kujt i ankohen? Popullit? E ç’ka i ziu popull në dorë? Asgjë! Edhe bukën ja kanë marrë nga duart këta të babëzitur e të pangopur. Humbi fare burrëria, pa le më përgjegjësia për të qeverisur popullin.
E lashë mikun tim të qetë në ligjërimin e tij dhe e pyeta se ç’farë qe ky shpërthim emocional. Mos të çuditemi shumë se kudo ndodhin. Është koha e interesit. Ikën ato tradita kur këndohej: “Ku janë burrat e parë/ Që fjalën e kishin fjalë/ Me një të shtrënguar dore/ Ndanin kufi e sinore.”
Jo,-më tha miku im,-jo, ka, por na pëlqen të vlerësojmë më shumë hipokritat e servilat. Por këta njerëz patriarkalët e modernitetit politik i quajën kokëfortë, por në fakt është burrëri tek e drejta e tyre dhe ajo shoqërore, është sinqeritet, papërkulshmëri, dinjetet, NJERI. Janë njerëz që nuk jetojnë me ëndrra delirante, idealizma e servilizma. Duan dhe kërkojnë të drejtën e tyre në jetë. Dhe kur nuk ua jep këtë të drejtë, përsëri nuk bëhen pishman tek qëndrimi i tyre burrëror, sepse kanë lindur burra dhe vdesin burra. Burra që nuk duartrokasit të bëjnë duart kallo, por kur e meriton të falenderojnë miqësisht e me sinqeritet.
Miku gjerbi kafen , më pa në sy dhe ja nisi përsëri ligjërimit: Dhe të tillë ka. Unë njoh njërin prej tyre. Më ka ndodhur një histori me të. Dhe sot çuditem me të tillë burra. Ai është Namik Didani nga Janjari i Konispolit, shëmbëlltyrë e dinjitetit, besër dhe model i personalitetit njerëzor e burrëror. Aso kohe isha punonjës kryesor i Komitetit ekzekutiv. Qenë vitet e para të demokracisë. Namiku më erdhi në zyrë. Qe nga klasa e persekutuar, por tek unë erdhi si patriot të më kpërkonte një shesh shtëpie. Ma paraqiti kërkesën. Unë e dëgjova dhe i thashë që dakort ore Namik, të marrësh , pse mos të marrësh shesh ndërtimi edhe ti si gjithë të tjerët. Por më parë duhet të marrësh teserën e Partisë Socialiste dhe punë e mbaruar. Namiku më pa në sy. Fytyra ju zverdh nga inati dhe ma kthen se kurrë nuk do ta marrij atë teser të zezë që u ka nxirë jetën. Nuk shkel mbi vuajtjet dhe dinjitetin e tij dhe të fisit. Përplasi derën dhe iku. Nuk erdhi më. Ja kjo qe historia me të e si kjo Namiku ka plotë. Me ndoj nganjëherë që shohim se për një letër në shi apo vapë që kanë shpurë korierat partizan, apo se kanë shërbyer në administratë duke marrë edhe rrogën, që të shpërblehen me çertifikata e tituj nderi. Edhe nga ata që vdiqën burgjeve. Mirë bëjën se ndodhta u takon, po burrëria pse nuk vlerësohet. Nuk kanë këto institucione që karton ta bëjnë çertifikatë mirënjohjeje?! Vlerësimi i njerëzve të tillë besoj se ka një impakt pozitiv në shoqërinë e sotme.
 
 
 
 
Nga: Agron MEMA
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s