Enrique Gracìa TRINIDAD
Kalendari poetik: Enrique Gracia Trinidad 1950
Poet bashkëkohës spanjoll me veprimtari shumë të gjërë si organizator takimesh poetike, bashkëpuntor në antologji poetike të ndryshme, etj. ka botuar rreth 20 përmbledhje poetike. Përzgjodha këtë shqipërim nga poezitë e tij:
ANTIPËRRALLË
Kjo botë është plot insekte kursimtarë,
milingona puntore,
merimanga endëse,
bubuzhela të mençur që mbledhin
kakërdhi e lloj-lloj bajga,
por edhe krimba, që kursejnë edhe veten e tyre.
Kurse ti, gjinkallë,
mike e verës, kushërirë me bulkthin,
mos e pre këngën, tërboje drekën
këndo gjithë pasditen.
Mos ia var milingonës,
le t’i plasin hambarët nga gruri.
Gjinkallë, mikja ime, me ty do të këndoj,
s’është gjë tjetër jeta, veçse çka këndojmë.
© shqipëroi Maksim Rakipaj