Poezi nga Adratik Jaçe

Poezi nga Adratik Jaçe
 
 
Gjërat janë më të thjeshta
 
Pse e mori….?
Pse e hodhi….?
Nga i lindi ky mendim….?
Pse se flaku tutje nga mali
Po e hodhi në burim?
 
Analiza bënë plot…
Mbushën dosje një dollap…
Budallai, një gur në lumë, kot më kot..
Një tuf të zgjuarish se nxjerin dot….!
 
 
 
Intriga
 
Sa keq, çfarë mëkati
të kapet në shpirt, të ngjit
në mendje, djallëzia të ndizet
ligësia, të verbon sytë.
Kaplohesh përgjumësh, nga ethet
e keqja lëviz në mendje lirisht,
si valë a fluid të del nga mendja
në cepa e troje, të tjera nis.
Shikon si të tjerët një nga një i kap…
nisin të dridhen të tërë nga marazi.
pushtetin e zi më shumë përhap
e për pjellë ka veç hijen e mëkatit.
Hyn në shpirt e trupat njerzorë
me ngjyrën e vetme, të lakmisë
e shkundet dlirësia shekullore
intriga për flokësh e kap….!
 
 
 
Të ngurtësuara….
 
Stalaktite femërore
në shpella të errta, bishash shekullore…
….e pika e ujit, që ngadalë sëmbon,
në ato forma lankonike, vajzërore…
…………
Përkëdhel e ledhaton
ato struktura gëlqerore….
………….
Kumbime piklash
në tabane shpellash
Endra të varrosura…, që kur.
Melodi pikash
Në pellgje kristali
E rrathë te tejskajshëm, pa fund.
…………
Fërshëllimë e erës
jehonë pa skaj…,
përkëdhel e përkëdhelet
në këto stalaktite
shandanë të varur në tavan…
…………..
O dlirësi femërore!
Ç’bën në këtë acar..?
Në këtë errësirë të thellë…
Në këto pikëza uji margaritar…?
………..
Ku janë flokët…?
Ku janë sytë…?
Ku janë ëndrrat..?
Ku janë shpresat..?
Ku janë dashuritë?
…………..
Mos vallë të trembura u larguan?
e ti e vetme ke mbetur që kur.
Mos vallë zemrën e ke gurëzuar?
Orët e malit të shpërfytyruan.
………….
Afrohem të prek…
Duart, zjarr i kam.
Ndjej si ftohem, dridhem…
E ti si lëviz pastaj…..
Të shoh sytë… , liqen
Të shoh flokët…, ujvarë
Nektar trëndafili të rrjedh në damarë….!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s