Poezi nga Zyba Hysa

Poezi nga Zyba Hysa

 

GJYSËMBOTE LARG…

“Në beson në Zot, beso në fjalën time”
Kështu më thoshe, kur ende s’të njihja,
Besimi në Zot, themel i qënëjes sime, 
Të besova Ty… e pse besnik s’të dija!

Ndodh q’valë mistike, na bien sinjale,
Përmes kuante shpirti, vijnë pambarim,
Erdhe e derdhe mbi mua… shkule vale,
Mbetur dhe pas vitesh, vullkan shpirti im!

Erdhe derdhe valë, unë kthyer në llavë,
Vullkan i pashuar… mbetur n’erupsion!
Prap dërgon valë nga gjysëmbote larg,
Në tjetër hapësisë, në një tjetër kohë!

Koha dhe hapësira, stacionet e jetës,
Stacione q’shkruajnë “PEFEKSION”,
Nëpër këto stacione, për hir t’vërtetës,
Thonë: “Trenin e jetës, misteri drejton!

 

FILOZOFI JETE

(PYETJE PA PËRGJIGJE)

Sapo e dëgjon… e pëlqen një këngë,
Në do t’pyesësh veten “Pse të pëlqen?”
Për të dhënë përgjigje, ngushtë jemi zënë,
Për çka të don shpirti, përgjigje nuk gjen!

Del në breg të detit, perëndimi t’rrëmben,
Shkrihesh mbrenda tij, ai shkrirë tek Ti!
Pse ndodh kjo magji, përgjigje nuk gjen,
Janë mbrenda vetes, ç’kërkon çdo njeri!

Kalon nëpër pyll, bëhesh pjesë e tij,
Dhe kënga e zogjve ngjan të përshëndet,
Mbi trup gjer në shpirt, të vjen si duhi,
Fëshfërimë e degëve, uji kur rrëshqet!

Të rrëmben një yll, dhe hëna e plotë,
Largësi marramendëse, shkrihet si magji,
Fillon, flet me ta… sikur i ke shokë,
Sikur mbrenda tyre, një pjesë jotja rri!

Sapo sheh dikë, fshinë shpirtit çdo gjë!
Jovetëm e pëlqen… netëve pa gjumë,
Pa e njohur mirë, si vallë ndjehesh Një,
Pse vallë papandehur, e duam kaq shumë!
……………………………………………………..
Pyetje pa përfjigje, ngrihen thyen vetë,
As më i mençuri përgjigje s’jep dot,
Kush e lodhi veten, s’ndjehet më i qetë,
Ç’duhen përgjigjet, kur Ti ndjehesh plot!

 

SI GRUA E DASHURUAR…

“Mos u shqetëso, e dashur!”, – më thua,
Aqsa herë shpirtit tim, mbrenda vetes tënde,
Miq të pa ftuar i ke dërguar…
“Janë të rrjedhës, – thua, – q’në rrjedhë hidhen,
E vetë rrjedha ka për t’i pastruar!”
Unë kam besuar,
Prapë të besoj… jo si e verbër,
Si grua e dashuruar!

 

UNË QESHJA, TI QESHJE…

Më ka marrë malli… të shoh hedhur tutje,
Rrobat tona hequr prej tallazit… ndezur,
Shpërndarë, si ushtarë, vrarë prej lufte, 
Siç na lindi nëna… Unë qeshja, Ti qeshje!

Rrobat rënë “dëshmorë”, ne në luftë!
Çfarë e bën njerinë t’ketë këtë ndezje!
Qesh si budallai, vallë ku vanë trutë!?
Dy trupa në një, shkrinë magji zemre!

Në çast çmendurie, ç’të bënim më parë!
Herë preknim buzë… herë trupat piçak,
Puthjet kishin shije, prekjet ndiznin zjarrë,
Mbase zgjati shumë… na u duk një çast!

Mbemë dhe ne pa frymë, si rrobat ushtarë,
U tremba shumë, thashë mos t’kisha humbur!
Me shqetësim të pyeta: “Ç’të ka ngjarë!?”
Hape sytë dhe qeshe: “Më bëre t’lumtur!”

Më ka marrë malli të shoh hedhur tutje,
Rrobat tona hequr prej tallazit, ndezur,
Shpërndarë si ushtarë, vrarë prej lufte,
Siç na lindi nëna… Unë qeshja, Ti qeshje!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s