Poezi nga Paola MELONE
MOLLA E PARË
Më patën thënë mollën mos e prek, sepse i përkiste
nuk e di se kujt.
Pikërisht prej kësaj më pëlqeu ta vjedh e fshehurazi
ia ngula dhëmbët, shija e saj kaq ndryshe qe nga të tjerat,
diçka tjetër qe, gati hyjnore.
Dhe atëhere, s’di se kush, më tha se me dhimbje të mëdha do t’i kisha lindjet e jetën aspak të lehtë s’do ta kisha, që shumë do të vuaja
vetëm për të jetuar.
Dhe kështu ndodhi.
Gjithnjë në hije, gjithnjë fshehur, bijë e një zoti të vogël.
Shtrigë, djall pastaj kurvë: djegur në zjarre si e pandehur, dënuar
prej një besimi të verbër e të shtrembër, e treguar me gisht nga një shoqëri e mbyllur brenda caqeve të mizorisë dhe shtypjes.
Dhe tani ja ku jam, me jetën dhe mollën time në xhep, që
ia ngul dhëmbët, çdo kafshim një hap para është, në çdo kafshim diçka imja çfaqet, me një buzëqeshje.
Firmosur: një femër e zakonshme.
© shqipëroi Maksim Rakipaj