Poezi nga Muhamet Mustafaj
Po largohem
Dua të zhdukëm
matanë largësive
aromën as ngjyrën e syve,
s’e dua më.
Po iku atje largë-largë
ku dua qetësi
me trokitjet e zemrës sime
dua të fli
Po iku
me një shkop në dorë
xhaketë të leckosur
e ditar të grisur
s’i dua ëndërrat
e dimërit të gjatë
as mjegullat e errëta
e sytë që prejn si shpatë
Pas teje diell
do qepem
të fle në rrezet tuaja
dhe në qetësi të prehëm.
Në hollin e një kafeneje
U ktheve në ëndërr një natë nëntori
ishe e stolisur me imazhin e vjetër
sikur mbi sup mbaje një gur sinori
me epitafin tim hedhur mbi një letër.
Ca fjolla dëbore retë hedhnin përmbi faqe
e këmbët e lodhura rëndonin përmbi baltë
nën gur e hapur çëndronte një lulë taqe
që shpirtin tim gërryente porsi daltë.
Ndoshta do të të takoj një ditë tjetër
kur mbi faqet tuaja loti te pikon
e dhëmbja e shtuar më prek në sedër
dhe e kaluara e mallkuar nuk na tradhëton
Ishtë një rubair e poetit nëpër këmbur
mbi retë e zeza porsi gur rrufeje
hap dosjet e vjetra sypatrembur
dhe pi një got raki në hollin e një kafeneje.
Mish e gjak të një nëne
Ca zëra shpërthyen në erë
dhe era i shpërndau në hapësirë
ca të kotë, ca me vlerë
tok do shuhën në humbëtirë
Dhe ti zbrit nga retë ngadalë
ndjej ftohtësi në gjuhën tënde
se perëndia njësoj na ka falë
jemi mish e gjak të një nëne
Dhe fati i përzgjedh padallim
i mbështjellur në çarçafin e zi
as buzëqeshje, po as pikëllim
veç gur mermeri përmbi kry.
Fati i gurosur
Ti gjithnje ke qenë e heshtur
dhe ngjaje me peshkun nën ujë
ngjyrërat kurr s’te ishin zbehur
fytyra te shkëlqente bilur.
Ti rrugës ecje porsi mbretëresh
diademi te mbulonte trupin
te te afrohej ti ishe luanesh
me vite te tëra veshtirë te zbusnin.
Ne mes yjeve ti qendrove gjatë
lulet me te bukura i hodhe më dore
shumë zemra pate perflakë
edhe atë që te deshti zemrën e gjorë.
Ti tani ecën kalldremëve te qytetit
me xhamat e larë, nga vesa flet
të rrembyjen dallgët e terbuar te detit
e vetmuar pranë lumit shkallët zbret.
Tashi te shikojnë vengër
porsi një siluet e leckosur
ende se kuptuam se ishe femër
qe fati i zi te kishte gurosur.