Shtëpia Botuese ” ADA” publikon librin ” Çadra” të autorit Ded Nikoll Luca (DENILU)

Shtëpia Botuese ” ADA” publikon librin ” Çadra” të autorit Ded Nikoll Luca (DENILU)

U mbushën 20 vjet që Ded Nikoll Luca (Denilu) u nis me gomone nga Vlora familjarisht për në Itali. Ky libër që sapo doli nga shtypi, përkon me këtë datë. Libri me epigrame “Çadra”, flet për mjerimin e popullit nga politika, dhe të detyruar marrin rrugët e botës. Deda prej 20 vjetesh me familje qëndron në Itali, por dhjetra e dhjetra librat e tij në shqip i ka “strehuar” në Biblotekën Kombëtare Tiranë. E urojmë Dedën që librat e tij të “strehohen” në zemra njerzish si dhe në bibloteka të tjera të Shqipërisë e pse jo, edhe të Kosovës.

Botimet “ADA”

Titulli: Çadra
Autori: Ded Nikoll Luca (DENILU)
Redaktor: Delina Kreka
Kopertina: Agim Sulaj

Botimi i parë, 2018

ISBN: 978-9928-269-44-7
Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 13.5x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

 

Roland Lushi

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap.7
www.botimetada.com
E-mail:info@botimetada.com
Cel: 068 22 190 16

Tiranë, shtator 2018

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Luca, Ded N.
Çadra : epigrame / Denilu ; red.
Delina Kreka. – Tiranë : Ada, 2018
60 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-269-44-7

1.Letërsia shqipe 2.Epigrame

821.18 -193.2

Parathënie

Tek libri me epigrame me titullin ” Çadra “, sa një parathënie flet kopertina e të madhit piktor Agim Sulaj. Poeti ka një bashkëpunim të përhershëm me veprat e këtij piktori Vlonjat me famë botërore. Kur më lodhin epigramet çlodhem me prozën, kur më lodh proza çlodhem me epigramin. Eja e kuptoje Ded Nikoll Lucën, në çdo shprehje ka një mesazh.
Ngrohtësia e bisedës vëllazërore me autorin dhe Florën gruan e tij, lexuesen e parë të dorëshkrimeve, më lumturon të shkruaj parathënie për librin ashtu si di unë pa u merakosur nëse e shkrova mirë apo keq, pasi parathënia është një reklamë dhe Deda nuk ka nevojë për reklama. Mjafton t’a lexosh librin dhe reklama nuk duhet. Kur Deda duke qeshur thotë se parathënia e librit është si emri për fëmijën, atëherë edhe unë po shkruaj mbresa nga biseda me Dedën dhe Florën dhe nuk preokupohem nëse është parathënie apo ditar kujtimesh!
Epigrami dhe poezia thotë Denilu është tjetër gjë, ato janë gjuha e Zotit mister. Mbetem i dashuruar me këtë gjuhë, pavarësisht se proza nuk t’a privon atë që epigrami dhe poezia t’a ofron bujarisht, gjithëpushtetin në pafundësi të gjërave dhe gjendjeve. Denilu shprehet me thjeshtësi në biseda. Mendoj se edhe unë si Deda kam thënë diçka si shumë krijues që e kanë nisur me poezi dhe epigrame dhe vazhduar me prozë. Proza është më shtruar, më e manovrueshme. Poezia i ngjan një kali të pashtruar, që hazdiset në pafundësinë e lirisë dhe universit. Duhet të jesh i ri, të shtrosh një mëz, ta urtosh vërshimin e tij. Proza është e urtë dhe bashkëpunuese, çdokush mund ta bindë dhe urtojë atë. Deda 61 vjeç nuk dëshiron ta urojnë: u bëfsh 30 vjeç sepse koha nuk kthehet mbrapa!

Ded Nikoll Luca (DENILU)

Nuk i pëlqen as ta urojnë: u bëfsh 100 vjeç pasi pretendon të bëhet 130 vjeç. Shakaja e Dedës është gjysëm e vërtetë pasi ai nuk pin as alkool e as duhan, plus merret me gjimnastikë.
-“Librat e mi nuk e pijnë duhanin as rakinë”. E thotë këtë sepse librat i konsideron si fëmijët e tij.
Nëpërmjet ideve universale por që tingëllojnë lokale dhe të kuptueshme për lexuesin, dhe nëpërmjet shkrirjes së lexuesit me poetin, vëllimi epigramistik i Denilu mbush një hapësirë e cila sot për sot vazhdon të jetë pothuajse e zbrazur. Deda bëhet urë lidhëse ndërmjet të tashmes urbane me të cilën përballohet qytatari i metropoleve të Shqipërisë Etnike dhe emigrantit shqiptar në perëndim. (Deda familjarisht prej 20 vjetësh jeton dhe punon në Itali).
Në këtë mënyrë, autori skalít një vepër autentike me një identitet të veçantë dhe me një thellësi kohore e cila dialogon rrjedhshëm dhe natyrshëm me lexuesin!

Gjyste Dajani poete nga Zadrima

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s