Kalendari poetik: Louis Untermeyer (1885-1972) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Louis UNTERMYER

Kalendari poetik: Louis Untermeyer (1885-1972)

Poet amerikan, kritik letrar dhe botues, u lind më 1 tetor 1885. Ishte i katërmbëdhjeti që emërohej në vitin 1961 “Consultant in Poetry to the Library of Congress”. Librin e parë me poezi, me titull “First Love” e botoi në vitin 1911, ku duket qartë ndikimi i poetit gjerman H. Heine dhe britanikut Laurence Housman. U nderua me çmime të shumta për krijimtarinë letrare. Për sot kam përgatitur këtë shqipërim prej tij:

LUTJE

Zot, sado kjo jet’ ësht’ ëndërr-makth,
Sado që ç’të bëj me të s’e di,
Sado që endem kot, besëpaktë,
Të luftoj a të humb, jepmë guxim.

Lermë shpirt kryengritës të kem,
Guxim më shumë, më pak besim;
Sepse lajkatar nuk më pëlqen
Dhe shpirtin mbushma plot me dyshim.

Hapmi sytë, të shoh sa më qartë
Çdo bukuri, mrekulli që ndez,
Por lermë të shoh ç’është e papastër
Dhe gjithçka në të lindet e vdes.

Muzikën, bëmë ta ndjej me ëndje;
Nga tinguj pranvere të fërgëlloj;
Por veç përherë të kem në mëndje
Dufin e mjerimit mos harroj.

Fitoret gjysmake nuk i dua,
Bëmë gjithmonë krenar të çfaqem;
Dhe kur betejën ta kem fituar,
Zot, mos më lër me aq të kënaqem.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s