Poezi nga Alma Dema Tërshalla

Poezi nga Alma Dema Tërshalla

 

Fëmija – unë

Sa herë kujtoj ditët e mia të vogla
Kur mblidhja dushk
E lozja me gogla
Më vjen ndër mend
E në parafytyrë
Një teqe e vogël
Me gëlqere të shuar
Lyer
Një derë druri të vjetër
Pa ngjyrë
Pa rezë
Gjithmonë e mbështetur.

Sa herë kujtoj fëmijën si unë
Kur lozja në rrugë të madhe
Pluhurshumë
Më vjen ndërmend
Një teqe e vogël
Sa një kasolle
Jo sa një gogël
Ku gratë ndiznin qiri
A lidhnin penj të kuq a penj të zi
E luteshin zëlartë
Si të qenë këmbanë
Që burrat t’u ktheheshin
E të ngeleshin shtatzanë…

 

Cruel time

I humba zakonet e të qenit bijë
Ashtu si fosilet e mamudhëve
Si metamorfozë
Si pergamen
I humba a më humbën kush e di!

Si marsin një mimozë…

As fryn e as bie me shi
Nuk jam me bijë
Nuk kam si te jem…

Rrethi i kujtesës m’u bë gjegjef
E unë gjurmët i bëj rrënjë
Me thonjt e duarve qep!

I humba zakohet e të ndjerit bijë
Të shijes së gjellës mbi hi
Të gjumit ëndrrat në punëkryq
Të hapave në liri…

I humba e nuk i gjej më
As fëmijërinë e as të qenit bijë
Renden pas qerreve me jonxhë
Të njomë
Plot me aromë…

 

Lindja e shegës

Lëkurat e shegës si placentë aromëgjak
Heshtonin vjeshtës së parë
Dielli i përkulur në gjysmëhark
Mbi degët e shegës, si barrë.

Shtrëngohen kokërrtulet si nuse me namuz
Nën diellin vjeshtak
Pìkloret shegë rrinë rruzë-rruzë
Rrethuar nga placenta aromëgjak

Lëvizin tamloret si dhentë në vathë
Po rrëkejnë nën të çarën barkhënë
Shija e tyre e embël në të atht’
A thua, shega po bëhet nënë?

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s