Kalendari poetik: Graham Greene (1904-1991) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Author Graham Greene 

 

Kalendari poetik: Graham Greene (1904-1991)

Shkrimtar, dramaturg, skenarist, kritik letrar dhe agjent i fshehtë britanik, i njohur për romanet e tij “Një amerikan i qetë” “Agjenti ynë në Havanë” etj. Kam këtë poezi prej tij:

HESHTJA ËSHTË…

…Kur fyerjeve nuk u përgjigjesh,
të drejta e tua nuk i shpall,
lë Zotin të mbrojë nderin tënd,
Heshtja është Shpirtbutësi…

…Kur nuk i zbulon fajet e vëllezërve,
fal, të shkuarën pa hetuar,
zemra jote nuk dënon, por fal,
Heshtja është Mëshirë…

…Kur vuan pa u ankuar,
ngushëllim tek të tjerët nuk kërkon, por veten ngushëllon,
nuk ndërhyn, por pret që fara të mbijë ngadalë,
Heshtja është Durim…

…Kur hesht që të dallohen vëllezërit,
në fshehtësi dhuratat e Zotit merr,
sjellja jote është keqkuptuar dhe ti as kundërshti,
as egërsi nuk çfaq…
Heshtja është Përunjësi…

…Kur ndalesh fytyrën e të afërmit të vështrosh,
ndjen praninë e Zotit në stuhi,
dhe hesht, sepse është Zoti që flet,
nuk pret mirëkuptim,
sepse të mjafton që Ai të mirëkupton
kur thua “”gjithçka u përmbush!”
Heshtja është Adhurim…

…Kur veten dhe të afërmin me sytë e Zotit e shikon…
Heshtja është Dashuri…

Kemi gjithmonë një çast në fëmini,
kur dera hapet dhe e ardhmja hyn.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s