Poezi nga Anila Kruti

Poezi nga Anila Kruti
 
 
***
 
Të gjitha dashuritë
i kam të lidhura me pemën .
Të gjyshes.
Të mëmës .
Timen …
Unë jam një pemë !
Kështu kam qenë që në vogëline time.
Puthja diellin dhe vishja vjeshtë .
Po,ja erdhe ti,
zgjate krahët gjithë lule dhe më bëjë hije .
Befas të ra në krahë nje dimër i tërë
dhe të thau.
Ku të të gjej?!
Tani, shpirtin e mbjell me pemë ,
të të ngjajnë ty.
 
 
 
Mëngjes vjeshte
 
Ç’është kjo erë me gishta
vjeshte ?!
Që var nëpër flokët e mi
diellin e porsalindur.
Mërmërij ninullën e Rozafës
E rrotull…
Rotull meje
mblidhen zogjtë.
 
 
 
Ëndrrat e Zotave
 
Jam gjethe në pemë.
Mbi vjeshtë.
Frutat e pjekura në majë
i hanë pak nga pak
ëndrrat e shtatorit.
E bie ,ngadalë
Ngadalë
Gjethe
Mbi faqen e ajrit
Me një pshërëtime
në tempullin e artë.
Ku gatuhen ëndrrat e bukura të Zotave .
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s