Poezi nga Anila Qirjazi Mihali

Poezi nga Anila Qirjazi Mihali
 
 
SFIDOJ
 
Poseidon,
ti je zemëruar me mua?
Pse Odisenë e thirra
Kur Penelopa endte pritjen e gjatë .
Kur Iliada po shembte pragun e durimit ?
Kur plaga nga kafshimi i derrit
S ‘ishte asgjë
para idhnimit nga frika e harrimit?
 
Poseidon,
gulcima jote nuk më tremb .
Ti mbret i ujërave dhe i erërave
që sundon planetin .
Këtë herë unë i vdekshmi njeri të sfidoj
Përderisa ti nuk e dije çfarë stuhie
fshihet brenda zemres së një nëne ,
kur pret
që përtej detit t’ i vijë syri i diellit .
 
 
 
FILL JETA
 
E kalon nëpër duar
nyje pas nyje
e shpleks
dhe
vecç raskapitjes
asgjë
s’ ka mbetur
 
Ca zëra
tretur me ajrin të thonë:
“Tendosur
s’ mund të jetë.
Për ty
një tjetër fill ,
më tepër i mpkeksur.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s