Poezi nga Sinan Vaka

Poezi nga Sinan Vaka
 
 
Nënës
 
Oh, kur të kthehem përsëri,
nuk kam mendim çdo të ketë mbetur
tek ai prag; fytyra engjëll nuk e di
përveç kujtimesh, ku rri fshehur.
 
A pret në heshtje si dikur,
me drithma shpirti pas kornize,
çdo zhurmë rruge, gjeth’ a gur
që i ndjell hapat e fëmijëve ?
 
Nga vitet dhimbjet që përplasin,
nga dhimbjet shpirtit që rrinë zgjuar
E kthjellësinë e jetës vrasin,
asgjë s’më fal , ajo çka shkuar.
 
Kam mall për hapin e përtuar,
kam mall për rrudhat përmbi ballë,
Te puthurat det i trazuar,
ah, ku ti gjej, ku ti gjej vallë?
 
 
 
Guri i Qytetit
 
Madhështi shkëmbore
në kryqëzime ujrash dhe rrugësh !
Nga erdhe ?
Çfarë bën hijerëndë me veshje të murrme ,
ku era rreh e shushurima tejshkon,
si një kortezh solemn përmbi lumë?
 
Mbi kurrizin tënd
erozioni i miliontë duke daltuar
formën lapidare.
Dinozaurët kurrizin kanë kruajtur,
si sinjale zagushive epokale.
 
Kush je , pamje e përhimtë lëmyshqesh
me ca shkurre si flokë të rallë pleqerie ?
Fëmijë kemi hipur
nga një shteg i rrëpirtë që vetëm ne e dimë,
e kemi soditur nga lart horizontet
dhe kemi luajtur ca çaste
me madhështinë!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s