PROMOVIM I POETES ZAMIRA AGALLIU: “Malli i Arratisur” dhe “Zjarri i Erës” / Nga: Myrteza Mara

PROMOVIM I POETES ZAMIRA AGALLIU
“Malli i Arratisur” dhe “Zjarri i Erës”
(06.09.2018

(Fjala përshëndetëse dhe përshtypje nga leximi i vëllimeve me poezi…)

Të nderuar pjesmarrës, miq, poetë e shkrimtarë-anëtar dhe dashamirës të Klubit “Petro Marko”!
Na mblodhi në “Shtëpinë e Madhe të Librit”-Bibliotekën e qytetit, poetja Zamira Agalliu. Patjetër që gëzimi ynë ështe aq sa miqësor aq edhe letrar sepse na arshivën e krijimtarisë letrare vlonjate (madje edhe më gjerë) sot arshivohen dy vëllime me poezi.

Të gëzosh kur gëzojnë të tjerët nuk është vetëm edukatë, mirësjellje, por edhe detyrë, sepse edhe gëzimi, ashtu si hidhërimi, duke qenë pjesë e jetës, madje më e bukura, nuk mund ta ketë atë shijen fundore nëse nuk përkrahet, pëlqehet edhe ngë të tjerët. Për rastin konkret, gëzimi i ligjshëm që ndjen sot Zamira dhe të gjithë ne, miqt dhe shokët e penës, është aq i madh sa ajo nuk e përballon dot vetëm, ndaj edhe ka lajmëruar gjithë zogjtë dhe ylberet për t’i përshëndetur. Dhe jehona e kësaj lindjeje përhapet në eterin e këtyre ditëve të bukura të pragvjeshtës duke na veshur të gjithëve me një ngjyrë ngazëllimi dhe entusiazmi brohoritës.
Me krijimtarinë e vetë poeti dhuron shpirtin, endur në tezgjahun e muzës së bukur poetike. Poezia, sidomos, është autobiografia e poetit sepse motivet nuk blihen, por janë produkt i ndjesisë së brendshme dhe mjeshtëria e autorit duket se si ai i përcjellë ato në veprat e tij.
E prisnim Zamirën të na sillte vëllimin poetik të radhës, por ajo na solli dy njëherësh! Kishim kohë që përgjonim agun dhe muzgjet e ditënetëve letrare të saj dhe ja, së fundi kemi sot në duar vëllimet e me poezi dhe fjalët tona përgëzuese dhe inkurajuese!
Pa dashur të bëj teori, përshëndes poeten Zamira Agalliu dhe i uroj asaj mbarësi dhe jetëgjatësi artistike në udhën e gjatë e të vështirë, por shumë të bukur të artit magjik të fjalës së shkruar.
Në poezi nuk ka peshore dhe metër që të mas rëndesën, apo gjatësinë e krijuesve letrar, por thjesht: Je, apo nuk je poet! Dhe me çka është evidentuar në rrugëtimin e saj letrar e themi pa ndrojtje se Zamira Agalliu është poete.
Vëllimet që kemi në duar janë si një tufëz me lule të bukura, mbledhur nëpër hapat e nxituar të poetit që ka njëmijë male mbi shpinë e deri në prag të maturimit, aty ku gjithëçka formatëzohet në parametrat e vetë.
Poezia e Zamirës është bio, pa sforco e shtrëngime që herë-herë çojnë në absurditete formale, pa bosht, pa klorofil poetik. Tematika është e larmishme dhe gjeografia e motiveve e kapërxen atlasin normal, del edhe më tej, duke rrokur tema e subjekte të ditës, të kohës, të jetës. Edhe në ato poezi, ku poetja këmbëngul për të gërvishtur koret e plagëve të shoqërsisë dhe kohës ajo i bën ato me aq delikatesë e dhembje që mos ti lëndoj më tepër.
Emocionet që mbartin poezit e këtyre dy vëllimeve nuk janë të parcelizuara, pra nuk kanë “elektorat të zgjedhur” por aty gjejnë veten të gjithë lexuesit. Arti, larmia e motiveve, mënyra e të shprehurit, gjetja dhe vendosja nëpër vendet e tyre e figurave të bukura, që dallohen si xeherorë të rrallë në larminë e vargjeve i japin një dekor të bukur melodisë, ritmikës dhe mendimit.
Ajo që duhet ta dalloj poetin, dhe në mënyrë të veçantë poeten, është kurajo, guximi për ta shprehur fjalën në funksion të asaj ndjenje që shpërthen nga brenda. Dhe Zamira e ka kapërxyer me kohë këtë “frikë”, ajo u thotë me emrin e tyre të vërtet dashurisë, puthjes, mallit, lotit, pendimit, dëshirës, mungesës, pritjes, ëndrrës dhe gjithçka tjetër që ia rrit vlerën poezis dhe e dallon atë si të veçantë.

Zamira Agalliu

T’i hapësh udhë shtysës së brendshme, për të shkruar poezi, patjetër që ka dhe shumë e shumë faktorë që janë evidentuar ne teorit e praktikat e jetës, por lidhja midis poezisë e poetit është një dashuri e madhe, e vërtet. Ajo celebrohet me frymën e shpirtit dhe kurora i shndrit më shumë atij që di ta përkdhel e josh poezinë, jo me britma bejtexhinjësh, jo më dhurata të vjedhura apo kopjuara, por me dritën e lotit të të gjitha dhembjeve. Pra dashuria e Zamirës me poezinë nuk është platonike, ato e duan njëra-tjetrën dhe kanë “shkëmbyer unazat”, ne kemi qenë dhe jemi dëshmitarët e këtij eventi mbreslënës.

Kur mbaron së lexuari poezit e autores Agalliu pata nnjë ndjesi cliruese dhe me dukej sikur kisha dalë nga një koncert ku dëgjova sinfoninë e tetë të Bet’hovenit dhe klithmova ngazëllueshëm brenda vetes: Bravo Zamira!

Poezia, veç të tjerave tregon jo vetëm talentin, dëshirën, por edhe kulturën në rritje të poetes sepse të krijosh do të thotë të mendosh, të kërkosh dhe të transformosh në art një ndjenjë, një mendim, një emocion, një çast. Dhe Zamira na i ka mbushur poezitë me copëza çastesh nga jeta e saj, nga vëzhgimi dhe ndjesitë e saja.
Herë-herë të krijohet përshtypja e një ditari poetik, nëpër faqet e të cilit autorja e re ka evidentuar mbresat dhe ndjesit e saj të përjetuara, por më shumë të ëndërruara, sepse poeti është një nga ëndërrimtarët më të mëdhenj të kohës dhe Zamira nuk ka si të jetë përjashtim.

Zamira! Të uroj nga zemra: SUKSESE! Pena juaj do jetë përherë e ndezur dhe do na dhuroj emocione të bukura!

Ju faleminderit!

 

Myrteza Mara

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s