Një histori Bulizmi / Fragment nga novela “NË SYTË E TË TJERËVE” i autorit Vladimir Ndini

NË SYTË E TË TJERËVE

Një histori Bulizmi

Ndonse mbasdite vere porti duket si i përgjumur deri në çastin kur nga dy autobuzët e shoqatës turistike u derdhën të zhurmshëm grupi i nxënësve që ishin nisur për eskursion, .Sipas një marrëveshje të drejtoris së shkollës me kapitenerinë e portit,nxënësit i priste një anije me emrin Pulëbardha të shkruajtur me gërma të trasha në ngjyrë blu të erët.Ajo ishte një anije e rikonstruktuar në ngjajshmëri me ato anijet e vjetra dhe përdorej më tepër për lundrime turistike gjatë brigjeve pa u future në atë hapësirë detare që quhej det i hapur..
E hoqa përsëri atë kapelen me strehë të gjërë ,që ma zhyste në hije atë fytyrën dhe e futa në çantën ,që më varej në shpinë.Ca djem të klasave të tjera shtyheshin për ti marrë topin njëri tjetrit.
-Çuna!Çuna ..!dëgjohej i ngjirrur zëri i mësuesit të edukimit fizik.Megi shtroi me dorën që i dridhej ca flokë të pabindur në ngjyrë gështenjë.
-Nuk erdhi..Nuk erdhi…!-mërmërita me vete duke lëvizur lehtas buzët ,që kishte humbur në mendime të turbullta.
-Megi..?-e pyeti me gjysëm zëri.
-Çfarë?
-Gjatë gjithë rrugës nuk ke folur fare,seç ke një shqetësim..?

Kisha hequr dorë nga ai trilli i lenteve optike,por nuk e largoja ende atë ndjesinë që më shkaktonte mbajtja e syzeve.Meli më vështronte,priste një përgjigje.Nuk desha ti bija në sy Melit ,se isha shqetësuar nga mungesa e Reit.Na kalun përpara tre çunat e grupit ‘’fotokopja’’.të hollë e të gjatë ata kthyen njëherësh me atë buzëqeshjen e pakuptimtë ,që nuk ju shqitek kurrrë.
-Ja edhe ‘’mis optika’’-thanë njëzëri dhe sikur ti kishte komanduar njeri me pult u kthyen njëherësh dhe humbën mes turmës së zhurmëshme.Befas ndjeva të më pushtoj përsëri ankthi ai ankthi i njohur.mu duk përsëri sikur ndjeva atë peshën shtypëse ,që më ndrydhte çdo mendim,.,por kjo vetëm për një grime,se ai zëri I brëndshëm sikur më kapi për supesh dhe më shkundi fort ,aq fort sa e pashë përsëri të qartë atë shkrepëtimën e kaltër mbushur me xixa djellore….
Mendimet mu këputën,në çastin kur po ngjisnim shkallët lëkundëse të anijes.Kisha dëgjuar zëra se dikur kjo kishte qënë një anije e vjetër peshkimi e harruar dhe e lënë mënjanë diku në një cep të humbur të portit,por një peshkatar i vjetër e kishte modifikuar duke i dhënë pamjen provokuese të atyre anijeve të vjetra pirate,me të vetmin ndryshim në vend të flamurit të njohur pirate me fushë të zezë dhe kafkën e kryqëzuar nga kockat mbi direk valëvitej një flamur me emblemën e mbretëreshës Teutë ku shquhej qartë një anije Liburne në kiçin e së cilës harkohej e zgjatej koka e një gjarpëri mitologjik.
Na mblodhën të gjithë në kuvertë,duke na përsëritur edhe një here vargun e gjatë të këshillave dhe regullave.që duhej të kishim parasysh në atë lundrimTë gjithë bënin sikur dëgjonin Todin mësuesin e edukimit fizik,por mëndjen e kishin,të lëshoheshin nëpër kuvertë,të përkuleshin mbi parmakët e drunjtë dhe të bënim pa mbarim selfi.
U tërhoqa përsëri duke u hequr se po më mahniste pamja luhatëse e sipërfaqes së detit dhe qiellit ku varershin ca re të braktisura,por në të vërtetë syt i kisha nga vija e errët e portit të mbajtura peng nga ajo keqardhja për mungesën e Reit.
Më shkoi përsëri mëndja tek Rei…Si është e mundur..?Ai i apasionuari pas gjeorafisë dhe zoologjisë,të mungojë ..? Mos i ka ndodhur gjë…? Kë të pyes?Ai nuk kishte ndonjë shok të veçantë ,rrinte pothuaj i vetmuar dhe ishte gati i padukshëm..…Gjatë ores së mësimit e ndjeja vështrimin e tij,por sa ktheja kokën ai i ulte sytë menjëherë i zhytur në faqet e librit.Herë here mendoja se ajo tërheqje e ndrojtur midis nesh, ndodhte edhe për shkak të atyre përjetimeve të hidhura edhe Rei shpesh bëhej objekt skenash ngacmimesh dhe dhune të papritur,sidomos nga ajo treshja e njohur,që I thërrisnin ‘’Fotokopja’’.
Pak më tej kapiteni në pension i anijes diçka po ju tregonte grupit të nxënësve.I tendosur me atë kapelen me formë të çudiçme ndoshta imitim nga romanet e Zhul Vernit,por dukej qartë se kapiteni i vjetër i pëlqente më tepër tu ngjante atyre piratëve të mesjetës,historit e të cilëve ishin të shumta në këto brigje.Këtë e përforconte edhe profili i ashpër, me atë ngjyrën që i afrohej ndryshkut,por edhe ajo llulla e shuar ,që i varej në cep të buzëve.
U përpoqa të kap diçka nga fjalët e tij ,që zëri i ngjirur ja u vështirësonte disi kuptimin..
-Ishte një mbasdite e nxehtë vere-po trgonte ai-djemtë po mblidhnin rrjetat,po ndiqje me sy shpendët e egër ,që ngriheshin dhe fluturonin mbi luginën e Patokut,kur dëgjoj njërin nga djemtë
–Kapiten kanë ngecur rrjetat.
Ktheva kokën.Kjo edhe mund të ndodhte,lumi që derdhej diku më tej ,gjatë vërshimeve të dimrit ç’nuk merte me vete…por ajo që zbuluam në rrjetat tona na la pa gojë.
Kapiteni heshti një grime dhe shkundi pas parmakut të drunjtë hirin e llullës dhe duke bërë sikur nuk po i vinte re syt e zmadhur nga kurreshtja dhe ankthi i nxënësve vazhdoi me lëvizje të ngadalta të mbushte llullën me duhan të grirë trashë ,që e nxori nga një qeskë e vogël lëkure të zezë.
-Çfar ishte?- pyetri dikush me gjysëm zëri.Kapiteni e kishte ndezur llullën më në fund dhe pasi lëshoi ca shtëllunga të kaltëra tymi tha me zë të ngjirur.
-Breshkë…
-Breshkë…?
-Një breshkë uji katër kintalëshe..një breshkë e rrallë deti.
-Diçka kam dëgjuar..-ndërhyri mësuesi i zoologjisë me fytyrën e ndezur dhe syt e përhumbur-është vërtet diçka e rrallë për brigjet jo vetëm të Adriatikut ,por edhe të mesdheut.Ah sikur të kishim edhe ne fatin për të papritura të tilla..
-Ngordhi?-pyeti Tesa me atë zërin e hollë ,ankues.
Kapiteni buzëqeshi dhe i ledhatoi flokët Tesës me atë dorën e rëndë,të reshkur,llulla lëshoi përsëri fjolla tymi duke i ngjyer mustaqet e tij të thinjura në të kaltër.
-Jo,jo..!E përse duhej të ngordhte?
-Nuk I ngulët heshtën..?-u hodh një nga treshja e fotokopjes.-ah të ishim ne çuna.-u kthye ai me keqardhje nga dy të tjerët,që miratuan me kokë duke i lënë të lira ca buzëqeshje dashakeqe.
-Iu kujtohet se çfarë i ëmë atij qenit ,që hiqej zvarrë,me këmbët e pasme të shtypura nga makina..
Qeshën të tre me zë aq therrës sa kapitenit të vjetër I ngriu llulla në dorë.
-Djema..-zëri i kapitenit kishte marrë një ngjyrë të thellë,sikur mbi anije të ishte ulur ndonjë hije e zezë.
-Nuk e vratë?-pyeti përsëri njëri nga tre fotokopjet.Zëri i tij i ngjante më tepër një fishkëllime tallëse.
-Përkundrazi.-iu kthye kapiteni i vjetër- u kujdesëm për të si për një fëmi që ka humbur rrugën dhe e lëshuam përsëri në unjë.
U dëgjua një psherëtimë lehtësuese nga grupi i nxënësve.
-Sa mir..!
-Ajo nuk mund të ishte e vetme- shtoi kapiteni-diku në thellësi të ujrave duhet të kishte edhe pjestar të tjerë të familjes së saj ,që e prisnin.
Befas nda pjesa e pasme e anijes çau ajrin një thirrje e forte..

të gjithë vrapojnë drejt parmakëve të anijes duke u penguar me njëri tjetrin dhe me litarë e trashë të mbledhur mbi kuvertë.
-Çfar ka ndodhur?- pyeta njërën nga vajzat,që po vraponte pas të tjerëve.
-Nuk e di..më duket se është diçka e frikëshme..!-tha ajo me fytyrën e zbehtë duke tundur krahët.Vrapova dhe unë drejt parmakëve,mes flokëve që i përziente era dallova një pjesë të të bregut ,që kishte mbetur pas dhe befas mbi ujrat mes bregut dhe anijes lëvizte një njollë e errët rreth së cilës zbardhëllonin dallgëzime të vogla.
-Hapuni ,hapuni u dëgjua zëri i ngjirur i kapitenit me llullën e shuar në cepin e buzëve nën mustaqet e thinjura.
-Kapiten..!-thirri me një frymë njëri nga detarët që zbriti nga direku duke rëshqitur nëpërmjet litarit të trash,mbi krahërorin e zeshkët që i dukej nga këmisha e zbërethyer përplasej një dylbi e zezë-Kapiten… dikush po përpiqet të arrijë anijen me not..!
-Dikush ? Si dikush ?-thiri I bërë flak në fytyrë mësuesi i edukimit fizik- mund të jetë ndonjë nga nxënësit tanë të vonuar..
Kapiteni përplasi pëllëmbën e madhe mbi parmak.
-Dreqi ta hajë!Ç’po thoni?As edhe një kampion noti nuk mund ta bëjë këtë.
-Të kthejmë anijen!-tha mësuesja e zoologjis ,që po dridhej e tëra-Ç’presim.?
Kapiteni e hoqi llullën dhe e shkundi nervoz mbi parmakun e trash të lyer rishtas me një bojë të errët.
-Largohuni ju..!
-Largohuni ,largohuni fëmijë.-përsëriti fjalët e tij edhe mësuesi I edukimit fizik,duke i zgjatur krahët drejt grupit të djemve që vareshin nga parmakët,Ata së bashku me vajzat u tërhoqën pa qejf.
-Lëshoni lundrën.-u dëgjua zëri urdhërues i kapitenit.Dy nga detarët e rinj tërhoqën litarët dhe lundra e vogël ,që I ngjante një delfini me atë ngjyrën e bardhë e ndarë nga ca shirita blu..Lundra ceku ujin dhe njëri nga detarët u var pas një litari dhe kërceu mbi pulëbardhën që u lëkund duke hapur rrathë të shkumëzuara.Djaloshi u përkul dhe tërhoqi me force litarin e hollë ,motori lëshoi një ushtimë të dridhëshme dhe delfini çau ujrat duke lënë pas një hark shkume.Të gjithë po masnim me zëmër të ngrirë hapësirën midis lundrës të bardh dhe notarit të çuditshëm ,që ngushtohej me shpejtësi.
Nuk e di seç kisha një parandjenjë të një pritjeje dhe mbeta gati pa frymë kur dëgjova të thërrisnin.
-Rei!Rei…!
U zgjata në majë të gishtave dhe as unë vet nuk e kuptova se si më doli nga buzët ,që u drodhën si një ndjesi e përzier me shqetësim por edhe me një mall të lehtë. Rei…!Nuk e prisja që ai të shfaqej në atë mënyrë,por thellë thellë nuk është se u çudita ,seç më thoshte diçka pa reshtur brënda meje se ai nuk mund të mungonte..për mua do të ishte diçka e trishtueshme duke patur parasysh pikëriasht atë pasionin e tij për zoologjinë.. papritur më pluskoi një mendim ,por e kafshova buzën menjëherë sikur të ishte fajtore buza për atë dëshirë ,që do të kisha turp t’ja pohoja vetes edhe pa zë, por kur ai po ngjitej mbi parmak i ndihmuar nga detari dhe mësauesi i dukimit fizik ,i shoqëruar nga fërshëllimat dhe duartrokitjet,ajo ndjesi nuk mu bind dhe e dëgjova qartë zërin që vinte nga thellësia e krahërorit..’’Ah sikur ai të mos ta kishte bërë atë gjest nga dashuria për zoologjinë,por..’’këtu arrita ta ndrydh në kohë atë zë të brëndëshëm ,por jo dëshirën..

LUNDRIMI
Edhe kur gjithçka u qetësua dhe anija lundronte pranë bregut,sytë e mi nuk i ndaheshin derës së kabinës.Prisja me ankth të hapej dhe të dilte që aty Redi..dhe u çudita kur e pashë fare pranë në krahë të mësuesit të zoologjisë.I kishte ndëruar robat e lagura dhe në vend të tyre kishte veshur diçka që i kishin dhënë detarët,dhe sa i shkonte ajo bluza me vija,i rrinte pak e gjërë por të krijonte një ndjesi tërheqëse të një personazhi të çuditshëm që kisha ndeshur në faqet e atyre librave të vjetër me aventura,që gjëndeshin ende në raftet e biblotekës së babait. Dhe ishte e natyrëshme kjo ndjesi në vet atë lundrim me një anije ‘’piratësh’’ ku kapiteni hije rëndë fliste për breshka katërqind kilogramëshe…
Zhurma e ‘’heroizmit’’ të Reit u tret shpejt si ajo kripa në ujë.ai u kthye shpejt në përmasat e tij të zakonëshme,i tërhequr dhe gati i padukshëm në atë vorbullën luhatëse të lëvizjeve që here bashkoheshin e here shkëputeshin drejt parmakëve.Pamjet që afroi papritur perëndimi i diellit nuk kishte se si të mos i tërhiqte udhëtarë të vegjël e aq të zhurmshëm të anijes,të gjithë nxitonin të fiksonin diçka nëpër celularët e tyre,që mundoheshin që kush e kush të nxirte në pah markën e fundit të aparatit të tij.Ai perëndim ishte diçka e rrallë, Ishte e habitëshme ajo ndërthurje ngjyrash.
-Kot thonë se penelat e mjeshtrave të mëdhenj kanë krijuar artet e bukura,natyra është e pa arritëshme dhe e pa parashikuar.
Më dha të dridhura ai zë.Ktheva kokën dhe ndesha në sytë e mëdhenj të Reit brënda të cilëve pasqyrohej mjergullt perëndimi.
-Rei..-për një grime heshta sikur të ksha humbur fillin e mendimit,ai buzëqeshi miqësisht dhe unë munda më në fund të gjej fjalën e duhur.- na frikësove të gjithëve.
Ndonse muzg dhe dritat në kuvertën e anijes ishin të dobëta Reit nuk mundi ta fshehë atë ngjyrën e purport,që i morrën faqet.
-Nuk e di si ndodhi..isha i pavendosur,por së fundi dëshira për të marr pjes në eskursion fitoj..
Desha ta pyes se kush ishte pengesa,por në çastin e fundit i gëlltita fjalët ,e lexova në shprehjen e tij të fytyrës se nuk kishte aspak dëshirë të zbulonte shkaqet e ngurimit ,por që për mua nuk ishin të panjohura…Ai ju trëmbej atyre tipave të bezdisshëm,që ashtu si edhe mua ja kishin nxirrë jetën në shkollë.. e kuptoja dhe e dija se çdo të thoshte kjo..Më kaloi nëpër mend vetëtimthi një skenë,pikërisht kur njëri nga ata më kishte vënë stërkëmbshin ai e Rei e kishte qortuar me zë të lartë atë fytyrë quksin e fotokopjeve.
-Monti… ç’kërkon të tregosh me këtë?
-Çfarëë?- qukëzat në fytyrën e Montit ishin zgjeruar aq shumë sa ishin përplasur me njëra tjetrën..buzët e dy shokëve të Qusitqë ishin pak më të gjatë se ai ,kishin shkuar vesh më vesh duke ju dhënë fytyryve të tyre një shprehje prej idiotësh.
-Ajo është vajzë dhe për më tepër e kemi shoqe.
-Ou..!Tu trash zëri edhe ty?-të qeshurat e grupit të fotokopjes u bënë të zhurmëshme dhe therrëse.Quksi kishte zgjatur gishtin tregues drejt Reit-ej na qënka shfaqur befas nga rënojat e kështjellave një kalorës…
-Jepi ,jepi Quks!-kishin bërtitur një zëri dy shokët e tij-ai po kërkon sherr,nuk ke pse i duron ofendimet e tij.
Quksi ishte ngrefur si një gjel deti dhe i ishte hedhur papritur Reit.Mos kishte ndërhyrë në kohë mësuesja kujdestare nuk dihej çdo të kishte ndodhur.
-Si s’kini turp?-ju kishte thirrur ajo me atë zërin e repte gati si
të ngjirur.-Kush e filloi?
-Rei Rei..!-kishin thirrur një zëri dy shokët e Quksit,që ato caste po luante viktimën dhe pot a shihje fytyrën e tij do ta besoje vërtet se ishte viktimë,ndonse posht syrit të Reit dukej qartë një njollë e kuqe.
-Ooo!-dëgjova pas krahëve një britmë të zhurmshe,që ma këputi në cast kujtimin e asaj skene të largët.Quksi po shtërngonte në duar celularin me gjunjë të përkulura dhe kokën e futur mes supesh dukej sikur përgjërohej i prekur dhe po të mos ishin në sfond fytyrat tallëse të shokëve të tij kushdo mund ta besonte se Quksi ishte vërtet i mallëngjyer.
-Mos lëvizni ju lutem,kjo do të jetë një pozë fantastike…dy 2zëmra të vetmuara..
Vura re me bisht të syrit se Rei u mblodh si i zënë në faj.Ai shtërngonte fort dosjen e madhe të koleksioneve.e dija se aty brënda kishte lloje insektesh por edhe gjethe bimësh të veçanta por edhe lulesh të ndryshme
-Kush e di se sa do të pasurohet koleksioni yt.-i thash duke i treguar dosjen.Nuk arriti të hapë gojën,se që pas supit të tij u zgjat një krah I hollë dhe dosja fluturoi nga dora e Reit.U dëgjuan të qeshura….dosja po vallzonte në duart e zgjatura të grupit të fotokopjes.Rei vraponte me sy lutes here tek njeri dhe here tek tjetri pa mundur të kapë dosjen e tij.Kjo lojë poshtëruese dukej se po i zbaviste djemt,sepse në çastin ku Rei provonte dështimin e rradhës ata lëshonin britma të mbytura ngadhnjimi dhe qeshnin me lot.Mbeta e mbërthyer nga një mendim përvëlues..Si mund të jetë dikush kaq i keq…?Desha të hyja thellë në ndjesitv e shfrenuara të këtyre djemve ,të mësoja se çfar i shtynte,si mund të lindëtetë një kënaqësi kaq e ligë,nga poshtërimi dhe tallja e një më të dobëti….?Nuk kisha marrë përgjidhe as kur afërsisht në të tilla skena gjëndesha edhe unë,nuk prisja as në ato caste të merja një përgjigje,nuk e di se si u gjënda pas krahëve të Quksit,zgjata dorën dhe kappa dosjen.Sytë e Quksit më vështruan të habitur,por e largoj vështrimin menjëherë, i tulatur.Siç dukej diçka e kishte trëmbur tek vështrimi im.
-Megi…! Eja eja shpejt…!-dëgjoj zërim e Melisës.Ajo po më thërriste duke tundur duart,buzët i kishin vajtur vesh me vesh.-Eja…!
Ja lash në dorë dosjen Reit dhe vrapova në bashin e anijes ku kishte një grumbull kureshtarlsh,që bisedonin me gjallëri,dikush mundohej të kapte foto me cellular.
-Ç’është?-pyeta dhe u mundova të shquaj mbi supet luhatës.
-Shiko ç’hënë….Megi.
Hëna ishte vërtet e bukur,ashtu e madhe e plot dritë,por mua më mbeti koka pas,nuk po e shihja më as Rein dhe as çunat e ‘’fotokopjes’’..Nuk e di pse pata një parandjenjë të keqe dhe u ktheva përsëri,kisha përshtypjen se me Rein kishim lënë një bisedë përgjysëm dhe ai më priste atje nga fundi i anijes.Eca me ngadal ,mes lëmshave me litarë të trash e rrjeta të varura mbi ca drunj të gdhëndur.
Mu duk sikur më zuri veshi një rënkim të mbytur…ndalova hapat dhe mbajta frymën.Ndoshta sillte era rënkime të largta,por rënkimet u dëgjuan fare pranë,pas rrjetave.Më pushtoj paniku,ktheva kokën afër kabinës një b grup I klasave paralele kërcenin nën dritat e varura nga direkët.Zërat dhe tingujt e melodis përziheshin dhe humbisnin në bregun e afërt.
E mposhta frikën dhe tërhoqa cepin e rrjetave.Ishte Rei i kërrusur përmbys.E kuptova menjëher se ç’kishte ndodhur dhe mallkova veten ,që isha larguar dhe e kisha lënë vetëm.Upërpoqa ta ngre ,e ula mbi turrën e litarëve.Hëna hidhte dritën e dobët mbi fytyrën e tij të zbehtë.Pranë tij pash dosjen e grisur më dysh dhe koleksionin e insekteve të shpërndarë nëpër palët e rrjetave.
-Kush ta bëri këtë Rei?
-Askush, u pengova vetë…u përplase tek drurët..-tha ai pa më vështruar në sy.Gënjen,gënjen ,thashë me vete dhe po dridhesha nga inati.E ndihmova të ngrihej dhe ai u mbështet bindur tek unë deri sa e ula në shtratin e drujnt prej detari.Uktheva tek rrjata,të shihja çmund të bëja me koleksioni,por e pash se ishte e kotë të përpiqesha të mblidhja ato që ishin shpërndarë dhe kishin humbur mes sendeve të shpërndara.
U afrova tek grumbulli ku festohej nën vështrimin dyshues të hënës.Pash Quksin që diçka po u tregonte vajzave të kuartetit të harqeve dhe ato po qeshnin me zë të lartë.Mu mbushën syt me lot nga inati, e dija se po qeshnin me Rein.Jo vetëm që kanë paturpësin t’ju shkaktojnë vuajte të tjerëve por edhe kënaqen dhe tallen me ligësit e tyre.

 

Vladimir Ndini

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s