Poezi nga Vasil Çuklla

Poezi nga Vasil Çuklla

 

Muaj të mbarë paçim!…

Endrrave mbetur gjysëm udhnajës,
si këngët…
Bredhnajës, këpucët ju janë grisur!…
Gjethnajë shtroj udhëve vjeshta.
Si shpirti,
të mos ndodh tu gjakosen dhe këmbët!

 

Në ditën, e moshës së Tretë!

E shihni këtë plakë,
e shihni atë plak?!
Çdo thinjë i fsheh, një brengë…
Çdo rudhë, një vit të artë
Kur zemra ju këndonte
dhe qiejt merrnin flakë!
Shikoje këtë plakë!
Shikoje atë plak…
Kur pret, “të thatën pemë”
Të vret… një pikëz gjak!

 

Bust

Më të bukurit sy, i ka Ajo!
Sytë e sajë bartin veshur, ngjyrë natë
Natëndryshe ndehur lugjesh, porsi kjo…
Drithërimë ma mbolli trupin, natë të gjatë
Tek, mbi mua ngulen. Domosdo!

Më të bukurat buzë, i ka Ajo!
Buzë, kuqëluar nga gjaku, nën membranë.
Buzë, ku zgjohen agjet, ëmbël, përmbi to
Buzë, që puthin ethshëm, dritërreze tek shpërndajnë
Buzë, që puthin mua. Domosdo!

Më të bukurit gjinj, i ka Ajo!
Gjinjë, si të sajit, fshehin zemër të madhe
Eh!, sa ëndrra pashë, dremitur përmbi to
Me fluturakë të lirë, zabelesh, ndër luadhe
Gjinj ku kam nënshkruar me puthje. Domosdo!

 

Fshehur fshehjes, së fshehtë

Era,
fryrë zefir,
muzikë bëhet, 
e lehtë!…
Nën rritme
fëshfërimash
të vallzojnë
Lulnajë gjingjyrëshe,
edhe gjeth edhe fletë!
Arromëera,
prekur ëmbël,
i deh!
Dashurohen lulet
nën puhizë,
fshehur fshehjes, së fshehtë!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s