Më sillni atë grua…. / Tregim nga libri  “E dashura e psikiatrit” e autores Adriatike Xh. Lami

Më sillni atë grua….

 

Tregim nga libri  “E dashura e psikiatrit” e autores Adriatike Xh. Lami

Ai sapo kishte mbaruar vizitën e radhës . Askush nuk e dallonte lodhjen e tij që venitej në ato sy nga ku përtej syzeve elegante rrëfenin veç fisnikëri. Kujtoi se Greta gjithmonë e puthte pranë syrit, aty ku zakonisht njerëzve u kalon nervi për pakënaqësi të ndryshme. Sa kohë ishte me të ai nuk shfaqi asnjë lloj pakënaqësie. Por dhe po të shihte sot ajo reagimin e tij të pakënaqësisë gjithesi do ta njihte, sepse ai i kishte të njëllojta, plot dashuri, plot dashuri për të, mamunin e tij.

Ndër dhjetëra komunikime të ditës kishte veçuar njërën. Atë me Marin. E dinte që ajo mezi priste reagimet e tij, këshillat e tij prej ati për të vazhduar ditën nesër. Por ndërkohë kishte vetë një nevojë të brendshme rrëfimi që nuk di cilët lloj burrash e kanë aq më tepër me klientet e tyre. Besoj kjo frymë rrëfimi buronte nga ndjeshmëria e tij për natyrshmërinë dhe të thjeshtën. O zot sa i donte kombinimet e këtyre të dyjave. Si askush. Ndaj ishte mik me të gjithë. Ndaj e gjeti dhe e dashuroi atë. I kujtohej një ditë, një ditë e vetme kur kishin qenë në Krujë, një qytet historik në Shqipërinë e saj të vogël, dhe kishte kryer disa vizita tek miq e të njohur. Atë e la në pazarin e vjetër, të shëtiste për pak, aq sa atij i duhej për dy séance të shpejta, nga ato që bënte vetëm kur e dinte që e priste ajo. Se në përgjithësi seancat e tij ishin të gjata . Ahahaha aq të gjata sa një herë përkthyesi i njohur i Sheksipirit, pas seancës, ishte ulur me të dhe rrëfente ato kohë për të cilat vuante përmes pijes dhe duhanit. Dhe ashtu dukeshin të dy njëlloj. Dhe ajo ishte aty duke adhuruar përmasën e thjeshtësisë së tij, të asaj që ndonjëherë e barazonte me pacientët.

Greta atë ditë bëri disa foto me aparatin ndihmuar nga shitësit vendas, të cilët të çuditur me stilin e huaj të vendases së tyre, nuk dinin ç’të bënin. Ta falnin apo ta nënqeshin. Por nuk e bënë se e ndjenë se asaj nuk ia ndjente fare për opinionin e tyre. Pak më vonë kuptuan arsyen e fluturimit të saj, kur doktori doli nga shtëpia e mikut të tij dhe vrapoi drejt saj me një mollë në dorë dhe një lule të verdhë që rritej shumë në atë zonë. Ia dha, dhe i kërkoi shumë herë falje. Ajo nuk dëgjonte faljen, por i tregonte fotot që kishte bërë. Ai qeshte se e dinte që ditën e nesërme do të merrej me to duke ia zmadhuar atë më të bukurën, duke nxjerrë në pah gjërat që donte më shumë te Greta.

Dhe kështu nga tavolina e tij e punës filloi t’i shkruante Marës. T’i tregonte për kohën e tij. Për gruan e ëndrrave të tij. Ajo i bënte nga një pyetje sa për të thënë të tipit çfarë i the, dhe ai mënjeherë ritregonte sigurisht të ndryshuar pjesë nga dashuria tij. Nuk di pse e ndjente këtë nevojë, pasi vetë thoshte se dashuria humbet rrugës kur ritregohet për të tjerë. Ajo i rrëfehet veç vetes. Pa llogaritur fiksimin e tij që e shfaqte vetëm në këtë rast, që siç thoshte babai i tij i ndjerë, dashuria hahej mësysh kur ngjallje zilinë te të tjerët. Ahahaha ai që më së shumti i besonte dijes, shkencës, zemrës, për këtë herë ishte dorëzuar te fataliteti dhe mendësia popullore. Në të vërtetë kishte frikë, pak frikë nga humbja, nga ajo që më pas iu kthye në rrënojë.

Herë pas here ndërpriste komunikimin nga Bernardi që i kishte shkruar se shqetësimet i qenë rritur. Ai e ngacmonte duke i thënë se ai ia shtonte vetes dhe se e priste të nesërmen në vizitë. Tashmë përveç Dritës askush nuk e shqetësonte më. Ajo tashmë vinte gjithmonë e fundit në vizitë që të rrinte më shumë me të dhe t’i transmetonte të falat e nënës së saj, që vazhdimisht kujdesej për doktorin si ta kishte bir dhe me ndonjë byrek shtëpie. Drita kishte krijuar refrenin që nuk e konceptonte dot që i shoqi zgjodhi dikë tjetër në vend të saj. Ai nuk e trajtonte si të tjerët. Vetëm asaj nuk i kthente përgjigje pasi ndjente boshtinë dhe zemërimin e një gruaje që nuk i meritonte ç’ka po hiqte. Nuk donte ta mjekonte pasi në të vërtetë problemi i saj ishte zgjidhja që duhet të jepte jetës së vet. Dhe këtë jo përmes ilaçeve.

Kjo ishte ora 6 e mbrëmjes së një psikiatri që tani po pinte kafenë dhe po shkruante në kodrën më të bukur pranë Veronës.
Nga çfarë mbaja mend e mërkura e muajit të fundit atij iu shfaq midis ngarkesës pozitive të shkrimeve dhe përgjigjeve rreth situatave midis cifteve, kur diçka e fortë e paparë ndonjëherë goditi zemrën e tij. E shoqja erdhi menjëherë, Po kështu edhe librari aty pranë. Edhe Alberti mjeshtri i bilardos që ndonjëherë bllokonte sallonin e tij vetëm për qejfin e mikut të tij dhe për të dëgjuar nën trokitjen e gurëve dhe shkopit të bilardos histori me femra, të cilat pasi kthjellohej nuk i besonte komplet. Por i dukeshin mjaft argëtuese ashtu të treguara me aq sqimë dhe elegancë. Shpesh thoshte me vete: Lum femrat e këtij dhe lum ky sa i zoti është.
Alberti kishte ardhur ti thoshte që këtë të premte e kishte vetëm për të dhe për kë ti donte qejfi atij. Por mbërriti në një moment të keq. Adi kapi dorën e mikut të tij më të mirë dhe i tha në vesh: Ma sillni atë grua, sa më shpejt. Tani.

Ishte fjala për gruan e rrëfimit të Marës. E donte pranë . Të pranishmit bënë sikur nuk e dëgjuan dhe nxituan ta vinin në barrelë. E lutën të mos fliste, të mos shqetësohej. Por ai buzëqeshte nga pak, ashtu si për të thënë se tashmë nuk ka asnjë problem.

Ndërkohë kolegu i tij kardiolog kishte mbërritur dhe me një nënqeshje të tipit: E di unë e di çfarë do ti,,, i pëshpëriti në vesh: ia hodhe paq doktor….
Ahahaha qeshi ai duke prekur diku thellë në xhepa paketën Malboro. Askush nuk i kapi veprimet e tij dhe të kardiologut. Dhe as përkushtimin jashtë spitalit të Albertit, që nuk dinte ç’të bënte me refuzimin e gruas që Adi donte aty. Atë ditë nuk synoi të shkonte më në spital pasi mori vesh se shqetësimi i mikut të tij kishte kaluar. e mori në telefon dhe nuk i tha asgjë për pritshmëritë e tij

Sërisht i telefonoi mëngjesin tjetër për t’i thënë se mikja e tij nuk desh të vinte. Nuk mundej të vinte. Ishte tepër vonë për të ardhur. Nuk donte ta shihte atë ndërsa ai mund të vdiste, as ndërsa rikthehej në jetë. Ajo vetëm kishte parë nga deti dhe ishte lutur me fjalët e tij, me frymën e tij. Ende e kishte të freskët si aroma e asaj mbrëmjeje që po binte nën kujtesë njerëzore. Ajo e dinte se çfarë donte ai dhe e bëri sipas mënyrës së saj. U ul dhe shkroi në adresën e tyre. Duhej që ai vetëm ta hapte dhe ta përpinte. I tha se e donte…I çoi fjalë me mikun e tyre të përbashkët gazetar.
Dhe Ai e dinte çfarë donte ajo në të vërtetë. Dhe bëri atë që do donin të bënin bashkë. Shkoi të peshkonte. Prej kohësh peshkimi i qe kthyer në një pasion njësoj si dashuria. E ndiqte me vrap megjithëse vetë thoshte se pasionet i japin fund dashurisë dhe jetës.

Por ai ishte si plaku i Heminguejit. E donte peshkimin. Hodhi grepin. Dhe syrin e kishte përtej, atje ku deti mbyste dëshirat për t’i kthyer në ëndrra.
Zoti i kishte dërguar një sinjal. E mori! Por dashuria gjithashtu i kishte dërguar një sinjal. E mori. Por sinjali i jetës ishte më i fortë! Le të vazhdonte peshkimin pa i dhënë llogari kujt, as zotit, as gruas, as vetes dhe as ëndrrave.

adriatikelami@gusht2016

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s