Poezi nga Safet Hyseni

Poezi nga Safet Hyseni

 

U deha me ty

Butësia jote shpirtin më rrëmbeu
E ëmbla buzëqeshje me shumë aromë
Më fort se mëngjesi syri me shkëlqeu
Kur ta pash gushën dhe belin e hollë

Në sy më bëhesh lule më ngjyra shumë
Herë si pikë shiu që më pikë faqe e buzë
Më derdhesh nëpër trup si valë si lum
Buza thëngjill më djeg më bënë shpuzë

Dy gota me venë jo s’piva më shumë
Kur e pash veten në tëndin sy
Nuk më dehu vera me qenë edhe lum
Ishte buza jote që më bënë magji.

 

Më kërko!

Në shpirt si flutura tek këmba më lëvizë
Në heshtje dëgjojë edhe tingullin pa zë
Fleje buzën e në sy merri të gjitha ngjyrat 
Para mëngjesit në krah një tufë puthje ta lë

E mbrëmja kur të vije dhe terri të zbresë
Fytyrën tënde do e zdrisë nga qielli një yll i art
Ti kurrë s’je vetëm je dashurua në fije bari
Në ty flenë apo zgjuar rrinë një vullkan i zjarrtë

Kur dita t’të lodhë e nata të lenë pa gjumë
Kur lulet t’i kesh shtrydhur me trupin tënd perri
Kur edhe vala të jetë trazuar në tëndin lum
Më kërko, në çerdhen time fjalosem për ty…

 

Jam çame më tha!

ajo erdhi pa pritur e bukur si Zanë
me buzëqeshje të ngrirë shikimin kah deti
flokët lëshuar e krehur nga era
buzëshpërthyer me etjen shtrënguar
shqetësohej nga tërbimi i dallgës
nga rëra që kthehej diku në thellësi
frymëmarrja i brofte në të bukurin gji

ajo erdhi,
erdhi me erën dhe valën
mbi shkëmb hapte krahët me shikim kah qielli
shtatin përkulte tej Orakullit të Dodonës
më bëhej shqiponjë që sogjeton nga lartësi
i bukuri pejsazh shkrihej në timin sy

nuk folëm
por s’isha vetëm
nuk e lash të ikte
gjuha e syve vinte nga lashtësia
malli shtrihej si era mbi Jon
që është shpirt i valës
me njërën dorë numëronte gishtat e tjetrës
dukej si nuse në oborr të Teutës

ajo erdhi pa pritur e bukur si Zanë
buzëshpërthyer e etur me shenjë në ballë
më mori në sy dhe një fjalë me erën ma la
s’je vetëm i veshur me mall
jam çame më tha…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s