Poezi nga Ertila Zaloshnja

Poezi nga Ertila Zaloshnja

 

***

Është një dorë.
Një dorë që mban tre qiej.
Qiellin tim.
Qiellin tënd,
dhe qiellin tonë.
( nuk ja mbath dot!)

 

***

Ka kohë që marr borxhMarr borxh tek ti.
Rreze plot dritë.
Kurajo.
Paqe.
Qetësi.
Të tashme.
Të ardhme.
Mirësi.
Jetë.
Fjalë, fjalë, fjalë…
Ç’të gjej.
Ç’të mund.
Jam kredhur në borxh me ty .
Ka kohë.
Jam në borxh me tingujt,
me tingujt që të mbështjellin,
i dëgjoj nga mëngjesi gjer në mbrëmje,
edhe me fillin e tyre lidh ëndrrat.
Ka kohë që marr borxhe .
Marr borxh një copë ditë,
një copë natë,
një copë ëndërr,
një copë qiell,
një copë të vërtetë,
një çast …
Jam kredhur në borxhe
e prapë kërkoj .
Dua!
Dua!
Dua!
U bë një mal me borxhe.
I lartë,
gjer tek retë…

Një mal me borxhe
mali im,
që prek diellin
çdo agim.

 

***

Ndonjëherë e kam me ngut.
Dua të dorëzohem.
Po ku ?
“Burgjet” janë ding.
Ding me dëshira.
Të gjitha femra,
të etura,
varur pas kangjellave të pritjes,
mend t’i shqyejnë për ca diell.
Jo, jo aty nuk ka vend.
Po qëndroj.
Edhe jashtë jo se është më mirë,
por ty të pëlqen qëndresa.
Atëherë,
po i dorëzohem erës.
Por, era herë- herë marroset…
Po sikur të m’i zhvidhosë vidat e çelikta,
me të cilat më kyçën nyjet e dhembjes???
Edhe britmat e mia do pleksen me fishkëllimën e erës,
e ti do të mendosh se po këndoj ???
Jo, jo nuk shkon.
Nuk ka çast që më nxë.
Po qëndroj më mirë.
Po qëndroj mes heshtave të harkuara të qetësisë,
që ti ,
i farkëtove aq mjeshtërisht për mua.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s