Poezi nga Festim Liti

Poezi nga Festim Liti
 
 
TË VDESËSH LARG
 
Në udhën e huaj, larg,shumë larg,
një buldazer, pa mëshire, më shtypi.
U çuditën njerzit,
kur folën në agoni,
thërrimet e kockave mbi asfalt….
O miq, Pasaporta ime,
ka të shkruar, emrin më të bukur në Botë,
në atë vënd të Bekuar më dërgoni,
quhet SHQIPERI…..
 
 
 
ILUZION MAKABËR
 
Rrëmbeva një kandil të ndezur, flakadan,
nga varri i bardhë në varreza,
ndjesë i kërkova,
robit të urtë që s’ bëzonte,
poshtë pllakave të mermerta, kallkan.
Desha të ndriçoja,
botën misterioze, të lodhur, të hutuar.
Botën njerëzore të përhumbur,
të endur në kryqëzata luftrash,
pritash, pabesi, moral-djegur shkrumbëzuar.
Një Eleksir kërkoja nëpër errësirë,
të ngrysja një ditë të vetme pa ankth,
një natë të vetme të fliija,
pa ëndrra të frikshme e pa makth….
Oh, sa mision i pamundur që ishte,
rraskapitës gjer në dhimbje !….
Përsëri u ktheva tek varri i bardhë,
e lashe kandilin të digjej,
të ndriste njeriun e poshtë dheut,
sipër shkëlqenin si smeralde pllakat e bardha.
Ç’ të duhet jeta në këtë botë,
xanxare, zullumqare e vrastare,
Je mirë aty ku je fqinji im i ardhshëm
Qetësi olimpike, e jeta si në përralla…..
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s