Poezi nga Zyba Hysa

Poezi nga Zyba Hysa

 

DY VJESHTA NË LULËZIM

Nën këmbë kërcitje gjethesh,
Siç kërcasim gishtërinjtë…
Më pushtojnë një palë ethesh,
Siç më sjell, malli në shpirt!

Vjen një erë, rrëmben gjethe,
Ngrihen larg si zogj shtegtarë,
Prapë m’pushtojnë nj’pal’ ethe,
Kujtoj Ty, o mërgimtarë!

Qielli duket barrërrudhur,
Inatçor si burr’ Labërije,
Parherë vetja është dukur,
Rrudhat ballit i kanë hije!

Ndodh, qielli qanë me kuje,
Atëherë më kap trishtimi,
Unë s’i ngjaj asaj gruaje,
Për pak gjë, nis vajtimi…

O vjeshtë trishtim i bukur!
Na kujton, shkoi një stinë,
Me stolitë porsi flutur,
Bukuri q’na përpijnë!

Me penel s’është krijuar,
Je më e bukura pikturë!
As Picasso, s’ka pikturuar,
Siç ke Ti, të bukurin nurë!

Vjeshtë Ti, në vjeshtë Unë,
Të dy vjeshta në lulëzim!
Se çdo vjeshtë ka pak gjurmë,
Ti n’pranverë, Unë në rininë!

 

MISTER…

Të menduarit moto t’përditeshme,
Të arësyetoj më pas me logjikë!
Ka gjëra, qënkan t’pazgjidhëshme,
Ndaj shkoj e zytëm në Mistikë!

Mister ardhja jonë në jetë,
Mister dashuria, cka shpirtit ngel,
Mister pse duhet t’jem e sinqertë,
Kur gjithkush, të afron, më pas t’shkel!

Mister është casti q’jell si ngjizje,
Një puthje pa mend nën dritë hëne!
Më pas brenda shpirtit shkon në rritje,
Ashtu si foshnja në mitër nëne!

Mister, si vjen Ti nga aq largësi,
Si këndezi m’bën zgjimin, i pari,
Edhe në mbrëmje, Unë përsëri,
Ndjej “Natën e Mirë” e një t’marri!

Mister shumë gjëra e pse filozofi,
Mundohet t’zbulojë vetëm shkëndia,
Por duke menduar se si ndodhi…
Misterin zbulojmë, kur shkon stuhia!

Po, si do të ishte jeta pa mister?
Si një femër q’del rrugëve lakuriqe!
Mbetet e përbuzur nga të tjerë,
E asnjë s’donte ta kish’ mike!

 

TË DUASH…

Të duash do të thotë,
Të dashurosh jo vetëm sytë q’të falin dritë,
Por dhe ato guva q’mbajnë të kyçur,
Sekretet e jetës së tija,
Se jeta e tij,
S’është veç dashuria…

Të duash do të thotë,
T’mos gëzohesh vetëm pasionit të puthjes,
Por të rënkosh bashkë me të,
Duke ia ndjerë dhembjet përkarshi
E t’i dërgosh fjalë Zotit,
Përmes lutjes…

Të duash do të thotë,
T’i falësh tradhtinë e syrit e t’gjakut,
Por jo atë të zemrës q’ke në gji,
O Njeri!

Të duash do të thotë,
T’mos ndjehesh vetëm femër me të,
T’i falësh gjithë dashuritë q’rrojnë në zemër…

Të duash do të thotë,
Q’dhe kur mendja të largon n’mijëra kilometra largësi,
Zemra e shtrëngon më shumë në gji…

Të duash, s’do të thotë çaste epshore,
Ato fiken si gjurmë kalimtarësh në rërë
Edhe prej valëza më të vogla q’luajnë,
Dashuria është si fanar,
Q’as dallgët më të egra se shuajnë…

Të duash do të thotë të duash,
Pa kërkuar shpërblim
E shpërblim prej tij të kërkosh,
Veç dashurinë…

Të duash, ç’do të thotë?
Të jesh fisnik në këtë botë!

 

PO QËMTON SHI…

Më zgjojnë kërcitje nga jashtë,
S’frynte erë… po qëmtonte shi,
Ashtu n’shtrat, n’mendime rashë,
Sikur je Ti… më vijnë ndiesi!

Shiu me të butë më ka pëlqyer,
Kur isha vashë, njomesha krejt,
Ashtu si nj’shqerrkë e ndërkryer,
Lozja më shiun, gjer qeshnin ret’!

Eh, c’ndjesi t’këndëshme kam sot,
Dic më gudulis ëmbël shpirtin,
Shpirti im qesh, unë derdh lot,
Lotë malli sot, më gastisin!

Më zgjojnë kërcitje nga jashtë,
S’fryn erë… Po qëntonte shi,
Ashtu në shtrat n’mendime rashë,
Sikur je ti… Më vijnë ndiesi!!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s