Poezi nga Etleva Petriti
SIMFONI GJELBЁRIMI
Atë ditë dielli tregoi mirësi mbi tokë, mbi blerim
dhe vendosi të hapë dritaret,
zhurma e të cilave i kujtonte qeli të errëta burgjesh
si në filma, nga duar të sprovuara regjisorësh,
teksa i miklonin në heshtje rrezet,
dhe nga energjia sytë i shkëlqenin largësi,
cicërima zogjsh i përtërinin kujtimet në kraharor,
shije jete, larg zhurmës së gjetheve
që s’pushonin mbi koka të sëmura kronike,
sikur koha që nuk po këndellte rrënimet e saj.
Tashmë kish dritën e diellit që sfidonte
çdo trysni tokësore, “mos kthesat qetësia do i zvogëlojë”,
Mendonte, duke shikuar horizontin atje tutje,
ndjehej si flutur që po çatiste degët e pemëve,
çdo kush pikaste ritmin e gjallë, sesi krahët e saj
po thithnin ngjyra ylberi dhe po transmetonin,
simfoninë verore të papërshkuar
tinguj të një bote plot dritë e bekime .