Kalendari poetik: Eugenio MONTALE ( Nobel Prize 1975 ) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Eugenio MONTALE * ( Nobel Prize 1975 )

Kalendari poetik: Eugenio Montale (1896-1981)

12 tetori është data e lindjes së Euxhenio Montale-s, poet dhe shkrimtar i njohur italian. Shkollën e mesme e mbaroi për llogaritar, por sado që ishte shëndetlig, lexonte shumë letërsi, p.sh., Dante, Petrarca, Boccaccio dhe sidomos D’Annunzio, që ishte i parapëlqyeri prej tij. Vendosjen e fashizmit e priti si kundërshtar; qe njëri prej atyre që firmosën Manifestin e Intelektualëve Antifashistë. Por antifashizmi i Montales nuk qe nga qëndrime të majta apo filo komuniste; ishte aristokrat ai dhe nuk mund ta pranonte kurrë rrafshimin e mendimit të njëjësuar për të gjithë. Në vitin 1975 fitoi çmimin Nobel për letërsi; në motivacionin e dhënies së çmimit thuhej: “Për poezinë e tij të veçantë, në të cilën me ndjeshmëri të lartë artistike shpreh vlerat njerëzore për mundësimin e një jete pa iluzione.” Kjo është përzgjedhja ime nga poezia e tij:

VAJTIM

Mos lëviz,
thyhet po lëvize.
Është një flluckë e madhe e kristaltë,
e trishtë,
bota sonte:
dhe gjithnjë fryhet e ngrihet lart.

Oh, kush e besonte
se na përgjonin edhe ritmin e frymëmarrjes?
Mos lëviz më mirë.
Si një kaltërsi e nënujshme
që na mbështjell
dhe në të
gëlojnë trajta, përfytyrime, arabeska.

Këtu dritë për ne nuk ka
më tej duhet të qëndrojmë
ku shkumbojnë kufijtë e së dukshmes.
Lule hijesh
që nuk shihen, përfytyrohen,
pemishte të burgosura
mes dy muresh,
kundërmojnë në gishta kopshtarësh.

Si një flluckë e pafund
gjithçka bymehet, ngrihet.
Gjithë ky realitet i rremë
do të shpërthejë
ndoshta.
Ne ndoshta, do të mbetemi.
Ne, ndoshta.
Mos lëviz.
Nëqoftëse lëviz thyhet, bëhet copë.
Ti po qan, ç’janë këta lotë?

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s