Kalendari poetik: Hugo Mujica 1942 / Përgatiti materialin: Maksim Rakipaj

Hugo MUJICA

Kalendari poetik: Hugo Mujica 1942

Poet, eseist, murg dhe prift katolik argjentinas, sivjet mbushi 76 vjeç. Mbeti jetim në moshë të mitur, kushtet e detyruan të punonte dhe të vazhdonte shkollën natën, më pas studioi Artet e Bukur. Në vitin 1961 u nis për SHBA për t’iu shmangur shërbimit ushtarak me vizë turistike me 37 dollarë në xhep dhe pa ditur asnjë fjalë anglisht. Këtu filloi studimet për filozofi në Free University of New York dhe rifilloi pikturën në Shkollën e Arteve Pamore. Kaloi shtatë vite si murg eremit, ku filloi të shkruante poezitë e para. Librat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë. Kam edhe unë disa shqipërime prej tij; sot, në përvjetorin e lindjes së tim eti po ripostoj poezinë që ai ia kushtoi babait të tij:

KA CA DITË

Ka ca ditë që vdiq im atë,
ka ca ditë.

Ra lehtë,
si qepallat, kur nata
vjen a si një gjethe
kur era nuk e shkul, veç e përkund.

Shiu sot nuk është si të tjerët
sot bie shi për të parën herë
mbi mermer të varrit të tij.

Nën çdo shi
mund të jem vetë shtrirë, tani e di,
tani, që në një tjetër trup paskam vdekur.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s