Kalendari poetik: Oscar Wilde (1854-1900) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Oscar WILDE

 

Kalendari poetik: Oscar Wilde (1854-1900)

U lind më 16 tetor 1854 Oscar Fingal O’Flahertie Wills Wilde, i njohur me emrin Oscar Wilde, shkrimtar, aforist, poet, dramaturg, gazetar dhe eseist irlandez. Një nga kryeveprat e tij “Portreti i Dorian Grey-t”. Ja një nga poezitë e tij:

SONET PËR LIRINË

S’t’i dua dhe aq bijt’ e tu drit’shkurtër
Që shohin veç hallet q’i kanë zënë,
Mendje dhe veshë s’kanë për të qënë,
Kjo Demokraci i la si të shurdhër.

Sundim i Terrorit dhe kjo Rrëmujë,
Si det që pasqyron tërbimin tim
Dhe një tjetër motër më shton…! Lirinë!
Dhe vetëm për ‘të, më vjen të vë kujën.

Çdo mbret rrëzohet, kjo shpresë më mban,
Ose me dhunë, ose tradhëtisht
Kur kombet i xhveshin nga çdo e drejtë

Unë rri mënjanë…por po të jetë
Se vdes mbi barrikada ndonjë Krisht,
Zoti ma di, se vetëm me të jam.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s