Poezi nga Ajete U. Pavataj

Poezi nga Ajete U. Pavataj

 

HAPAVE TË MI

Errësirë e shurdhër, 
Symbyllazi pëshpërit
Emrin e padëgjuar.

Flakë ndizen shkronjat,
Dhe dritësojnë rrugët
Që më çojnë prore
Në parajsën e ëndrrave
Të qetësisë qiellore.

 

MITIKE

Aq larg,
Ndjenjat më rrinë ndezur,
Shpirti si engjëlli
Nga kështjella legjendë
E dashurisë del,
Murosur në frymën time.

 

EPILOG

Jo!
Unë nuk jam errësirë,
Që heshtazi sytë t’i verbon,
As kurth i hapit,
Që jetën ta prangon.
Jo!
Nuk jam errësirë,
Ngadhënjimi unë jam
Lexojeni emrin tim,
Jetë emrin unë e kam.
Jam shpresa, jam drita
Për ditëbardha të reja,
Dua të jem dhe rrufepritëse,
T’u mbroj nga rrufeja.

 

NATË MAGJIKE

Ajo rreze hëne reflektoi e artë,
Nga thellësi e liqenit,
Natyrës bukurinë ia shtoi,
Të dashuruarit të tretur,
Në ledhatimet e zjarrta,
Ia zgjatën natën magjike.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s