Poezi nga Lili Bimi

Poezi nga Lili Bimi
 
 
Errësirë …
 
Kudo errësirë
sytë të lodhur mbyllen ngadalë
çarcafët përkëdhelin ëmbël trupin
buzëqeshin yjet larg.
Duart zgjaten…
vështrimet ndërthuren
Ah… ! Në errësirë
një muzikë e trishtë pushton zemrën .
Dhimbje në shpirt …,
trishtim
lule e harruar në një natë pa kthim.
 
 
Engjëlli im
 
O Engjell më duaj,
më bëj të prek dhe njëherë qiellin,
tek yjet që shkëlqejnë
më dërgo përsëri.
Dua të dëgjoj
tinguj të njohur
pëshpërima në vesh
tek më thotë të dua!
Merrmë në krahët e tu
të prek gjithë botët
në një përqafim,
të valëvitem në ajër
polen lulesh fluturim.
Më lag në të fresktin shi,
më ngroh në të zjarrtin Diell,
më mbart tek shtrati im,
pa fjalë,
çastit memec
gjer në amshim!
 
 
 
Ndjenjë
 
Qëndroj të shlodh sytë nga deti
jodi më deh si aromë trëndeline,
në shpirtin tim folezë të përhersheme ngre,
melodia e magjishme e violinës.
Dhe ashtu bares,
një këngë malli të dikurshme
mrekulluar magjisë,
jehonë e detit plot zhurmë.
Tjetër rrugë ndjek sot,
tjetër hapësirë më shfaqet përpara
koncert i pulëbardhave fluturim
përzier regëtimë ndjenje.
 
 
 
Në këtë shtrat!
 
Mbush sytë me lot
çdo natë.
Zemra
dhimbjen më pikon
e vetja ndihet e zbrazët
harruar pas mërmërimës kohë.
 
Lutem sonte
para Zotit, këtë shpirt të trazuar,
ta përgjum.
 
Qielli im pa Ty …, bubullin!
Në këtë shtrat ,
lot në sytë e mi…!
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s