Poezi nga Brikene Ceraja -Beka
Të shenjtat e kohës
Dielli i mëngjesit shndrit në flokët tuaja
e pas një shekulli heshtja lëshoi kambanën
është kohë e dritës
sa vite ikën dhe ju u gozhduat me hijen
të cilën toka jua fali
Ju të heshturat e historisë kapërditë çdo fije kohe
dhe i falet prapë dashuri dritës
e dielli me fund i lëshoi rrezet
mbi akullin që mbanit nën trupin tuaj
u bëtë një lumë i pashterur
ju të shenjtat e kohës
nuk deshët të vdisnit përveçse si në të bukurën e ëndrrave!
bcb (16 tetor 2018)
Fyturëheshtun
Ike moj dhe as që fale ma dashuri
kur dita filloi të perëndojë e natës i mbeti kohë për t’i mbuluar gjurmët pa hije.
Ike moj, pa na treguar për rrezet që t’i shpaluan qepallat dhe t’i nuk bëre zë, as për shiun që ta mbuloi fytyrën e heshtun.
Ike moj, s’na dashurove edhe një herë palcën e ndrydhur.
Ç’prite moj, krahëthyer që perëndove me dritë?
Pse ike moj Diellni?
Jam lexues i rregullt.faq. Poezi.Deshiroj të bashkpunoj me Ju. flm.
Jeni i mirepritur i nderuar! shume respekt! Email: atunisgalaktika@gmail.com