Cikël poetik nga Nehat JAHIU

Cikël poetik nga Nehat JAHIU
 
 
GJAKU I LIRISË
 
Thellë nga zemra buron
shumë shtrenjtë kushton ,
i ruhet atdheut trimërisë
i dhurohet vetëm lirisë.
 
Nga trupi guron si gurra
e dhurojnë gra e burra,
e falin pleq e të ri
gjaku jepet vetëm për liri.
 
Për gjakun e lirisë dot
nuk qahet s’derdhet lot,
si duan lotët trimat dëshmorë
gjaku i lirisë thurrë kurorë.
 
 
 
ËNDËRR E VRARË
 
Tej Sharrit një zë dëgjohet
zë i një te riu që nga sytë verbohet,
jo Koosovë ti kështu s’ke qenë kurr
për ty foshnja sot bëhet burrë.
 
Nusja sot na mbeti pa dhëndërr
fëmijës i mbeti e ngrirë një ëndërr,
djali shkruan një letër gjaku
e plaku s’është ta lexojë te oxhaku.
 
Dashuria e dy të rinjve sot mori fund
ndër atë bli që rrinin atje në katund,
me lule lirie vasha rrin si kandjell
të dashurin e saj në luftë përcjell.
 
 
 
EJANI DALLËNDYSHE
 
Ejani dallëndyshe pse më flisni ndryshe
vendlindja ju thërret-këtu të ktheheni,
ejani dallëndyshe mos harroni kurrë
unë krahëhapur ju pres në kullë.
 
Ejani dallëndyshe se erdhë pranvera
ju pret vendi juaj-ju pret foleja
ejani dallëndyshe ,ejani në Gjakovë
ejani gjithkund- ejani në Kosovë.
 
Ejani dallëndyshe-ejani n’fluturim
ju thërret i juaji-i bukuri Dugagjin,
ejani dallëndyshe mos u vononi
atdheun tuaj të dashur mos e harroni.
 
Ejani dallëndyshe pse më flisni ndryshe
ejani t’i shihni të dashurat varre,
ejani dallëndyshe ejani n’Çiçavicë
ejani gjithkund ejani n’Drenicë.
 
 
 
NË PLAGË TË KISHIN LËNË
 
Sa kohë në plagë
në sy të dhanë,
mbi supe të gjitha i bartë
s’mposhtem dhe jam i lashtë,
 
Plagët të rrodhën gjak
i lave me ujin e Drinit Plak,
sa herë që deshën të humbin farën
ti zgjove motet e mëdha.
 
Arat thanë ti lënë djerrina
të heshtura të jenë koburja e martina,
plisi i valles shekullore
rrënjët thellë i ka në këto troje.
 
Sa kohë në plagë të kanë dhënë
plagët tua në varg të tmerrit,
sa kohë në plagë të kanë lënë.
 
 
 
EMRIN TËND
 
Gdhendur në rrasa gdhendur në gurë
i lagur me gjak qendisur n’flamur,
shkruar ndër varre përkundur në djepa
nga bijtë më të dashur mbushur me gjak e eshtra.
 
E plagosur shpesh mbushur me plagë
e ruajte veten e mbajte gjallë,
thurre gjerdanin, thurre kurorë
faqet e jetës plot me dasmorë.
 
Arat gjithnjë i mbolle me farë
shaminë e kuqe shpesh e lidhe n’ballë,
n’bjeshkë të larta diku n’kreshta
emrin tënd Kosovë e gjeta.
 
 
DËSHMORËT E LIRISË
 
Një ideal një dëshirë
atdhe e fjala e lire.
 
Pas çdo shkëmbi pas çdo kulle
lirisë i dhurohet një lule.
 
Një besë e dhënë një fjalë
i lajnë sytë me ujin e Drinit Plak,
mos t’na shkel armiku kurrë
mos t’na mbetet asnjë hak.
 
Pas çdo shkëmbi pas çdo guri
në çdo lis t’ngunjuar rrini,
në një zemër një fjalë burri
ty Kosovë ty tokë Iliri
ty Kosovë me palcë guri.
 
 
 
JA KËTU
 
Ja këtu ndër shekuj me radhë
në arat tona ne mbjellëm fare,
ja këtu bukës i thonë bukë
edhe ujit i thonë ujë mu këtu.
 
Ja këtu ne gjithmonë jemi
edhe eshtrat këtu i kemi,
këtu ishim gjithmonë
me djersë e gjak në tokën tonë mu këtu.
 
Ja kështu nën tokë në rrasa guri
themelet e thella i ka muri,
vatra konaqe mbushur lisa e trima
në këto djerrina mu këtu.
 
Ja këtu janë rrënjët e mia
i njeh toka i njeh historia ,
ja këtu ndër shekuj fise Ilire
më njohu kultura gjuha initime mu këtu.
 
 
 
NË BALLË TË OXHAKUT
 
N’ballë t’oxhakut
t’i hoqën plagët t’i hoqën rrudhat,
ta ruajtën sofrën ta ruajtën pragun
ta mbrojtën nderin ta mbrojtën konakun
në ballë t’oxhakut.
 
Në ballë të oxhakun ngritur nga vdekja
o s’falet kjo tokë o kurrë o kurrë,
s’falet nderi e s’turpërohet fisi
rrënjët e thella i kka lisi.
 
Shumëherë në oxhak
u ruajt trungu u ruajt foleja,
harruan se me shekuj këtu ka një prag
shumëherë vdiset për një oxhak.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s