Poezi nga Zymber Beshtica / Shkëputur nga vëllimi poetik “Rrjedha”

Poezi nga Zymber Beshtica

 

Ë N D Ë RR

në natën pa yje pa hënë
nga thellësia e pusit
u dëgjua një zë si mallëngjimi:
“afrohu!”

në natën pa dëshmitarë
në thellësitë e thellësisë
në lindje të ëndrrës
një zë i dashur më tha:
“Ruaju
mos humb në errësirë
Fenerët ende s’janë ndezur…”

 

LISI I DARDANISË

1.
sa është i lartë
trupin e ka të rritur
thellë në këtë tokë

sa ka degë
më shumë ka rrënjë
të rrënjosura Dardanisë
thellë – thellë
në kohët e mugëta t’Parahistorisë

Lisi i Dardanisë rritet
gjelbëron
dhe degët shumëzon

2.
Emblema dhe streha ime
e lashtë
çerdhe shqiponjash
në këtë Dhe të Ilirit
në gji të përbashkët me Enkeleun-
Autarin Medin Taulantin Perrebin
kryelartë u rrite
midis zjarreve shtrëngatave
të Veriut të Jugut –
Lindjes – Perëndimit
me motrat Parthën Daorthën Dasarën
u bëre ballë
dhëmbëve të qenve përreth

3.
kurrë s’u mposhte
gjithnjë –
edhe më shumë forcoje rrënjët
trupin degët me filiza të rinj

për jetë të pasosur

frymë gji lagështi e ngrohtësi
nga buzët e burimeve
të dhanë zanat e maleve
të këtij trualli – bir i të cilit je

as tashti – as kurrë
nuk do të përkulesh
të thella i ke rrënjët –
në ILIRI!

 

RRJEDHA

errësirë
trokëllimë hapash
të bartësve të Kalit të Drunjtë
gumëzhimë
melodishë të paharmonishme
në tis të agmisë
me shiun e kripur në buzë
të plasaritura
përfillim udhëzimin e Laokoontit

kundrojmë ndërrimin e moteve me haraqe
ujët e skuqur të amës së gurit
në rrjedhë të përflakura
të trimit të nëntëplagëve
nxjerrim vijën

për ta këputur lakun

më fatbardhë se Garentina
sogjetojmë
nga fushë e logut
kthimin dhe përqafimin
e motrës me babënënëvëllain.

Shkëputur nga vëllimi poetik “Rrjedha”

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s