VISHE LËKURËN TËNDE / Shkëputur nga libri me prozë poetike ”Fluturimet e korbave në netët pa hënë” të autorit Adem Zaplluzha

VISHE LËKURËN TËNDE

 

Shkëputur nga libri me prozë poetike ”Fluturimet e korbave në netët pa hënë” të autorit Adem Zaplluzha

Vishe këmishën solemne, pantallonat blu dhe kravatën ngjyrë meneksheje, nëse do të ecësh vertikalisht.
Vishe lëkurën tënde, të rreshkur në diell, nëse ke sado pak dëshirë t’i përngjanë vetvetes.
Ja, kështu e ka jeta, kur i përngjajmë gjarprit.
Nuk do të jemi as i pari dhe as ai i fundit që e veshim dhe e zhveshim lëkurën, nëse na mbetet diku në thera, kemi kohë të kthehemi dhe ta marrim kujtesën, nuk kemi se si të jetojmë pa frymëmarrjen e ajrit.
Në këtë udhëtim askush nuk do me i lag këmbët.
Ne hymë në ujë dhe dalim pa i lagur pantallonat i përngjajmë pasqyrës konvekse.
Jemi hije që lëvizim herë vertikalisht e herë horizontalisht. Me një theqafje të paparë zbresim, përplasemi për shkëmb, nuk thyhemi, kridhemi deri në fund të deti, dalim pa na u lagur as një fije floku
Sa herë që ikëm përtej ujit, na treti deti, hyri në shpirtin tonë shkuma, na e ndali frymën, u konvertuam sa çel e mbyllë sytë, dhe kemi harruar se kush ishim dje dhe kush jemi sot?
Në të vërtet kush jemi? Çfarë gjaku kalon nëpër dejtë tanë, gjak njeriu apo skraje, ai gjak i bardhë i tejdukshëm siç jemi ne.
Para nesh shkuan edhe shumë të tjerë, njerëz më të mëdhenj, priftërinj , apostuj besa edhe prostituta për t’i joshur sëmundjet e mondanëve. Nuk mbetën pas as homoseksualët, shkuan nëpër metropolet e botës t’i kërkojnë të drejtat njerëzore.
Nuk u ndalën as të vegjlit. Kishte një mallkim kjo tokë e jonë. Një mallkim i rënd që nuk mbeti njeri t’i përcjelli ujqërit.

Vishu si të ka hije miku im. Vishi rrobat solemne, respektoje lëkurën e gjarprit, hijen e maleve, që akoma rri pa u turpëruar as prej mikut e as prej armikut.
Vishu si të ka hije, respektoje hijen që ka për të ndjekur deri në ferr

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s