Poezi nga Shkurtë Kadriu Çitaku

Poezi nga Shkurtë Kadriu Çitaku
 
 
e diel e trishtë
 
pikë – ngriu vapë e verë
dorë e përshëndetur
plakë të fundmen natë
në ftyrën e verdhë
e diela hap syrin
me flokët fut të zeza
lutjet përfunduan
n’fund të shtunës shtrigë
thirrjet shkumboheshin
në pasqyrat e rrotulluara
fatet po qahen diku në skajdhomë
në mëngjesin e diel
jeta u verdhësua
me ngjyrat e vdekjes
hareshëm zymtësia
preku shpirtin tim.
 
 
 
pikë
 
në pemën e madhe kotet mvetësia
pa i dhënë lapsit dorën
në librin me unaza asnjë gisht pa thyer
prishet imazhi
ndjekur në harrim
përtej errësirës mbytet syzeza
e madhe është takja nën këmbët
e këpucëve
hapat marrin vrapin
e thyhet një rrugë
në kaltërsinë e verbër vetmia kryeneqe
pëllet si lopa nën çarçaf të zi
në livadhe kujtimesh
përdredhur me ngjyrat
vranësohet jeta – pikë.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s