Sa pak njerzillëk! / Nga: Anila Kruti

Sa pak njerzillëk!
 
 
Nga: Anila Kruti
 
I keni dëgjuar shqiptarët që thonë rëndom:Ne nuk na duan francezët, grekët , anglezët, europianët! Ne nuk na duan, se ne nuk duam njëri -tjetrin! Ne nuk duam veten! Jemi të shtirur! Bëjmë sikur jemi qelibar. Na ka pushtuar mirësia. Bëjmë sikur solidarizohemi në çështje shoqërore! Qajmë për telenovelat. Qajmë kur shohim nëpër ekrane njerëz të varfër. Kur qajnë ata ne vëmë kujën shpirtërore! Duartrokasim gjatë ata që bëjnë bamirësi. I mbushim vetes mëndjen se jemi shpirtbardhë. Në fakt e vërteta është tjetër. E keni parë sa pak njerëzillëk ka kudo, në lagje , në punë , në ekrane , në parlament. Jemi fallco! Shtiremi! I kini parë, sesi bëjnë ekraneve , impostohen e maskohen të gjithë me maskën e mirësisë me fjalë boshe, zemër bosh! Kush nga këto zonjat e parlamentit është solidarizuar realisht në çështje bamirësie. Kush nga këto kukullat me silikon të ekranit është solidarizuar në çështje bamirësie, shoqërore, çështje të grave në nevojë! Kush ka dhënë nga buxheti i tyre ?! Kush?! Asnjëra ! Ka pak njerëzillëk , shumë delir!
E kam çmuar si vlerë vërtetësinë time! Unin tim! Atë që jam! Në shumë raste kam dalë në media dhe kam folur për jetën time, kam folur me sinqeritet pa besuar ‘kleçkat’ e të tjerëve, për të ma marrë për dobësi. Kam qenë e vërtetë. Kam zgjedhur që në detyrën time mëmësore të rris bij të mirë! Qytetarë të mirë. Fëmija im rri me një shok të varfër. Shumë i varfër! Shumë herë i kam dhënë ushqime ! Shumë herë e kam mbrojtur si të ish i imi, atje në lagje kur e godasin. I kam zgjedhur një shok të varfër! E dini pse?! Është i vërtëtë! Është i padjallëzuar . Ia çmoj varfërinë e sinqërtë, të artë. Është i sinqertë , jo si palaçot firmato të ekraneve që shtiren. Shesin dëngla. Vetëm shtiren dhe nuk e bëjnë dot njeriun europian. Nuk e bëjmë dot si shoqëri. Na mungon një gjë e madhe! Vetja. E vërteta. Mirësia natyrale.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s