TERMI ROMAN DHE LEXUESIT POLICORË / Nga: Kadrush Ragogoshi

TERMI ROMAN DHE LEXUESIT POLICORË

 

Nga: Kadrush Ragogoshi

Pas promovimit të romanit tim “Laokooni” shpeshherë jam ballafaquar me mendime dhe vlerësime idioteske, të cilat burimin e kanë te mungesa e profesionalizmit dhe e çdo norme morale.Këtë tip lexuesish e emërtoj lexues policor. Tipi i leximit policor është inerci e trashëguar nga sistemi totalitar antishqiptar jugosllav, kur veprat letrare e sidomos romanet e autorëve shqiptarë “ekspertët e shëndetit ideologjik” i lexonin për të gjetur argumentet, që inkriminonin autorët në bazë të nenit 133 të Kodit Penal të ish shtetit, që parashihte gjerë në 10 vjet burg për të ashtuquajturën propagandë armiqësore. Për këta lexues policorë po jap këtu kuptimin e termit “roman”, që ta kuptojnë se sa anakronikë janë kur vazhdojnë me të njëjtën logjikë edhe pas Luftës së Kosovës. Në këtë kontekst le ta mësojnë së paku kuptimin elementar të termit apo thjeshtë fjalës roman.
Duke lexuar fjalorët: “Oxford English Dictionary”, “Cambridge English Dictionary”, “Collins English Dictionary” dhe burime tjera termin roman mund ta shpjegojmë si vijon:
Romani është një zhanër letrar, një prozë narrative fiktive (fictious) apo imagjinative, e cila paraqet karaktere (personazhe) dhe veprim apo aksion me një shkallë të konsiderueshme realiteti. Shijet dhe format e romanit kanë evoluar gjatë periudhave kohore, gjatë të cilave ai (romani) ka krijuar një grup të veçantë karakteristikash, të cilat na ndihmojnë ta dallojmë këtë formë letrare nga shumë të tjera.
Ashtu si për shumë tema letrare debati për romanin ka qenë një nga temat më të nxehta. Megjithatë, shumica e teoricienëve pajtohen se romani si zhanër i ka disa veçori dhe vlera gjenerale:

1. Inovacioni është njëra nga veçoritë e romanit. Pjesa dërmuese e romansierëve pajtohen se romani në tërësi paraqet ndryshimin (evoluimin) letrar. Ky zhanër letrar vazhdimisht ka pësuar ndryshime, për ndryshim nga disa zhanre të konservuara zhvillimi i të cilave ka qenë i ngrirë;

2. Gjatësia (vëllimi) është gjithashtu një çështje për të cilën teoricienët dhe studiuesit e romanit kanë debatuar vazhdimisht. Megjithatë, për fat të mirë ekzistojnë dy kufij, të cilët përcaktojnë kufirin e ultë të numrit të fjalëve ( nga 60.000 – 70.000) dhe kufirin më të lartë të numrit të fjalëve (rreth 200.000);

3. Përmbajtja. Të gjitha rrëfimet e rrëfyera në roman janë pjesë fiktive sepse edhe kur janë reale ato i nënshtrohen parimit dhe kontekstit fiktiv apo imagjinativ. Megjithatë njëra nga veçoritë përkufizuese të formës është realizmi, të cilin ajo paraqet. Ky realizëm paraqitet në mënyrat se si karakteret (personazhet) bashkëveprojnë me njëri tjetrin, me rrethin e tyre shoqëror dhe me qëndrimin ndaj vetvetes. Pra ato vazhdimisht i nënshtrohen logjikës së ngjarjeve duke mos qenë indiferent se si njerëzit reagojnë ndaj tyre. Fatmirësisht, ky fill realizmi nuk përjashton zhanret tjera të romanit të bazuara në fantazinë apo fiksionin shkencor.

4. Karakteret dhe zhvillimi i syzheut. Vëllimshmëria dhe elementet realiste të romanit e mundësojnë zhvillimin e gjithanshëm të karaktereve dhe rrethanave në të cilat ato veprojnë. Për ndryshim nga tregimi, në roman ka hapësirë të mjaftueshme për më shumë pjesëmarrës në veprime apo ngjarje duke dhënë aspekte të shumta të perspektivës dhe analizës së veprimeve të tyre. Situatat në të cilat e gjejnë veten personazhet janë të ndërlikuara. Linjat e rrëfimit në shumicën e rasteve i fusin perspektivat e dyfishta të veprimit: të parat paraqesin situatat e jashtme vetvetiu, ndërsa të dytat paraqesin kushtet dhe rrethanat e brendshme të shkaktuara nga të parat.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s