Cikël poetik nga Eljesa Osmanaj

Cikël poetik nga Eljesa Osmanaj
 
 
TINGUJT E PAPËRSËRITUR
 
Në mos’heshtje përtej grilave
Në të ftohtit e mureve të thyera
Në mes anktheve dhe pritjeve
Kam nisur rrugën për te ti.
 
Pianoja nis një notë për ne,
Melodi të duarve pa gishtërinjë
Ne mes ndjenjave intime
“Eja ketu”,-më pëshperit Ti!
 
Une vi ashtu ngadal,
Të futem ty në krahëror
Paralelisht të dy në botë si kjo
Lëvizjet e buzëve shpengohen
E ndjej,leviz një meteor.
 
Do dredhemi-përdredhemi do bëhëmi pluhur
Do nis me ne një jetë e re
Trupat do i gjejmë braktisur
Afër- larg diku atje.
 
Të etur do kthehemi të përqafohemi
Me zemra bosh e ndjenja valë
Për dashurinë tonë të padukshme
Do ngrejmë dolli me sy plot zjarrë.
 
 
Pritjet e huaja
 
Përpëlitej në ëndërra një vajzë e njomë,
Me hapat e vegjël linte një arome,
Rrugët e kërkonin aty rreth e çark,
T´i përkedhelin shtatin ta ndjejnë fare pak.
 
Detin malli sa shumë e kish marrë,
Të shoh e të prek flokëfijet e saj,
e rëra djersitej bëhej qull me djersë
Shiu nga mungesa loton e dënesē.
 
Era zerin i’a zvarrinte në vete,
E merrte dhe vajzën nuk gdhinte e vetme
Natë si kjo e shkurtër shumë,
Akrepat e orës të vinin në gjumë.
 
Fjalët puthnin buzët e saj,
Nga tingulli i tyre dashuroheshin pastaj,
Agim e perëndim njerëzit vraponin
Vajzën buzëmjaltë në det ta takonin.
 
Rreze dielli i kalonin mbi fytyrë,
Si qielli boj kaltërt që të deh në hapësirë
Ju vjedh arsyet njerëzve kjo vajzë flokëartë,
Nga Gjirokastra në Shkodër i bëjnë serenatë!
 
 
 
FANTAZI
 
Sa fantazi përshkonin trupin
Në gishtërinjë më vije ti
Edhe bota humbiste turpin
Kur mbi buzë më rrije ti.
 
Symbyllur cigares i’a ndjeja tymin
Ai tym brenda meje përgjithnjë
Bota në mua rrëmujë e braktisur
I ikja kohës symbyllurazi.
 
Forca më shterroi ditë për ditë
Jeta s’më shijon më fare
Nëse koha më premton
Do tymos dhe një cigare.
Advertisements

One thought on “Cikël poetik nga Eljesa Osmanaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s