BIOGRAFIA IME NDRYSHE…DHE NJË PREMTIM (Për Dashurinë jap jetën. Për urrejtjen – Dashuroj-i.s) / Poezi nga Iliriana Sulkuqi

Poezi nga Iliriana Sulkuqi

 

BIOGRAFIA IME NDRYSHE…DHE NJË PREMTIM
(Për Dashurinë jap jetën. Për urrejtjen – Dashuroj-i.s)

Kam lindur në qytetin e lindjes para se të lindesha…
Jeta ime, vrapim që nga para brezave.
Vazhdova të vrapoj, sipas genit, aq sa vrapimi m’u bë “profesion” i lëkurtë (ashtu si rrobaqepësit që i shpohen sytë nga gjilpërat; si këpucarit që i thumben gishtrinjtë nëpër këpucë; si pjatalarësit që i thyhet një gotë e kristaltë, ku kanë venë buzët shumë dashuri; ashtu si një mjeku që bluza e bardhë i “nxihet”, kur nuk shpëton një jetë, pa fajin e tij; ashtu si një poeti që vargu s’i mbërrin te një dashuri; ashtu si dhe vetë koha që as moshën, as stinën e saj nuk e di).

Në Vrapim e sipër, u rrita, shpesh duke u përmbytur me fytyrë në llucë…
Vrapo e rrëzohu. Vetëngrihu…. Vrapo e rritu.. Vrapo e vrapo e ler gjurmë gabimesh. Me gomën e rritjes u mundova t’i fshij…
Sërish vrapova. Drejt Dashurive të mëdha. dashurive të “vogla” (të shenjta,të pakushtëzuara)…
Dashuritë e mëdha, m’u bënë “globale”, më rrëshqitën nga vetja… Të “voglat” m’u shtuan deri në dhimbje…
Vrapoj ende, deri në pambarim të vrapimit… Edhe pas një gurgullime; edhe pas një devijim Shkumbini; edhe pas një gjetheje Rrapi të plakur; edhe pas një vajtim kumurije; edhe pas një këngë zamani; edhe pas një smogu pa ikje; edhe pas një malli prej vajze; edhe pas një varri në thirrje…
Vrapoj, edhe pse, padashje, lëndoj shpirtra si unë, të trazuar, që u kërkoj, pa britma internetesh, Falje – me peshë më të rëndë sa kilogramët e trupit tim pa prehje…
Vrapoj si gjithnjë kam vrapuar, pa iu qarë botës.
Duke vetëqarë lotin tim, mund egon e kohës brenda vetes, që të jem me ju, siç jam lindur, para shumë brezave…
Oh, harrova… në biografinë time ndryshe mësoni edhe diçka që nuk ka asnjë vlerë….: Nuk kam shtëpi, në asnjë qytet-shtet të globit. Nuk kam asnjë numër llogarie.
Kam vetëm emrin e familjes sime dhe emrin e të gjitha dashurive të vrapimit tim – ÇMIM i Përveçëm nga ZOTI.
VRAPOJ…

PREMTIM:Një ditë, pa stinë (se atje stinët emërtohen – Dëborë e Vullkan), nga maja e Kilimanxharës do t’ju jap përgjigje për pyetjet që na hëngrën jetën…: – PAQEN mos e kërkoni në Qiell, as nëpër Udhëkryqe pa krye. E keni brenda vetes suaj! 
Premtoj!

Iliriana – Premtim pa stinë

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s