Kalendari poetik: Gjergj Fishta (23 tetor 1871 – 30 dhjetor 1940) / Përgatiti materialin: Maksim Rakipaj

At Gjergj Fishta

Kalendari poetik: Gjergj Fishta (23 tetor 1871 – 30 dhjetor 1940)

Një emër legjendar, at Gjergj Fishta, 23 tetor 1871-30 dhjetor 1940, i mbetur pa varr se komunistët ja zhdukën edhe eshtrat, shtëpia e tij e lindjes rrënohet dita ditës, por në shkëmbim qeveritë post-komuniste (!) rindërtuan dy shtëpi në Gjirokastër, të diktatorit, që më kot u mundua ta dënonte me harrim dhe borisë së tij, që e mallkoi dhe shpifi sa mundi kundër Tij. Tani më thoni, a s’i meritojnë këto vargje që duken si të shkruara sot?

***

Ju rrugaça sallahana,
vagabonda shakllabana,
rricna t’ndyet, mikrobe të kqij
qi të mjerës moj Shqipni
kthelltë hi i keni në mushkni
pa dhimbë gjakun tuj ia pi,
por der kur, bre batakçi!
Bre coftina, kalbë mbi dhé
der kur ju, tu tallë me ne,
do t’na qelbi fis e atdhé?

 

Se Shqypnia U Rrudh E Vogël

Kishin hyp nji rreze Dilli
Ai Shën Pjetri e Ai Shën Mhilli
E po flisnin për i hall të vjetër
Ai Shën Mhill me njat Shën Pjetër

Se Shqypnia u rrudh e vogël
Për Shqyptart sa nji gogël
Lene t’shejt e mos ta zgjasim
Zbresin n’tokë Shqypnin e masin

Morën t’shejt nji lamsh t`mashit
Nisën matjen n`Prevezë t`tashin
Mirpo lamshi u ka mej
Porsa mbrin t`shejtnit në Qafë Pejë

Edhe nejse mos me u zgjat
Si m’e mat Shqypnin e ngrat
Peni i mashit asht mbaru
Vrik kalon dreqi mallku

I kanë pre kryet lëkurën i kan rru
E me ate lesh kan ba nji dredhë t’djallit
Qysh se u mat me dredhë t’djallit
Asnji punë s’na shkon për s’marit

Sesa nisim nji punë t’re
T`parët që e prishim jemi ne

Troç dy fjalë Kombit mbarë
Sy më sy me ja than deshta
Ma zor mblidhen dy shqiptar
Sesa mblidhet nji thes me pleshta.

 

Përgatiti materialin: Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s