Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 

RINISJE

Zbrazur prej varfërisë
duart tona?…
Mundi i viteve rinore 
zhytur!…
Si të gëzojmë
varfërisë
së rinisur shtrohen
udhët tona?…

Sa e pa ngopur
sa patetike!…
Kjo varfëri, nuk ka shterim
mbi varfëri?…
Aty ngarkojmë, vitet?…
Ekzekutohen
me ne, zbehur, rritej
kjo hapësirë!…
E varfërisë.

Sa të pafajshme
na e afruan
varfërinë?… Na e diktuan
në dyer gjyqesh
e udhëtojnë?!…

Mbi udhëtimet e mjerimit
takohen
“Vuajtjet, mbi privilegjet e tyre?”
Plot dyshime
turmat!… Fajtorë.
Fajtorë!…
Vendimet?… Zhytur
mes dhunës
që nuk ndryshuam!…
Kursin tonë.

 

ANTITEZA

Sa i pa dritë
Sa i pa jetë mendimi yt
Errësonte
Furtuna drite dhe pse
shkarkoj dhe
të afroj!…Largësitë?…
Si afate kohore
Mos i shtro, mos u largo
Ideve!…
Ka cilësi dhe çiltërsi
kur shtroj
mendimet?…

Ashtu i shtroja mbi
qiellin tim
të veshur dhe ngjeshur
plot kaltërsi
plot… rrezatim
hijesh?…
Të gjeja kur shtroje
iritimet e tua
mbartin largësi
në dinamik?…
Mendimin do ta lodh!…
Sa të ndriçohesh.

 

VEGIM

Kur era frymëmarjen
lëshoi
gishtat e tu!…
Rrëshqisnin përmbi
flokë
si një tymnajë e shkujdesur
vegimeve
ëndërrimtare mes rrezeve
gjezdisese
të gjithësisë. Ky start
i nisur
njihte vetëm!… Lartësi
dhe ngrohtësitë?!…
Nuk njihnin
ku dhe kurrë mbaronin!…
Udhëtimin.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s