Poezi nga Evisa Hadëri Mele

Poezi nga Evisa Hadëri Mele

 

Bën vjeshtë edhe këtej

Bën vjeshtë edhe këtej,
ndaj erërat shtyjnë mërzinë me krahë gjethesh,
dalldisur,derisa të takojnë një Faust,
që t’i shesë lirë në tregun e stinëve.
E bleve dot fitoren e premtuar të vetvetves?
Gjithkush shet në emër të mëndafshit të lumturisë.
Nuk ishte përmendur nga jermi Mefistofeli?!
Ende ?!
Atëherë
shit vallëzimin e grurit të pjekur në ara,
a vrundullimën e një përroi që e pandeh veten lumë,
Do t’i marrë vrulli i teprimit dhe bretkosat harrakate,
është mbyllje e gjithëditur pa shkruar askund.

 

Telepati

Bëhem shend e verë,
e vij ta puth harenë tuaj në ballë…

Ndonjëherë diçka më rrëshket,
më ikën vetiu,
megjithëse grushtet i shtrëngoj me të gjitha fuqitë,
ndonëse krejt e mbuluar,
më endet shpirti lakuriq,
del prej materies përkohësisht,
Shkyç bodrumet e etikës ,
me shpatë druri çaj rrjetat e merimangave,
fluturimthi kërkoj një llampë Aladini,
për dëshirat tuaja.
Bëhem inekzistente,
s’e shoh fare turmën që vrapon,
heq këpucët e huaja,
shtrihem në bar,
e vështroj milingonat në ngarendjet e tyre.
I numërojmë bashkë…
Çudi!
Të gjithë e kanë me ngut,
po finishi im i pazakontë,
bën ciklin e vet të gjallimit,
e prehet tek ju.
Jam hënë e plotë,
e gjysmuar,
e vockël fare,
vijëzim i harkuar disi,
për t’i dhënë ndriçim netëve,
qiellit të bijve të mi.

 

Monologu i gurit

Unë ,lënda e bardhë,
bri lumit të vrullshëm që rrjedh me tërbim,
s’notova me gjethet të shihja ç’ish deti,
po ngela guriçkë e latuar në breg,
që gëzohet prej shendit të fëmijve,
kur garojnë për pushtim horizontesh.

 

***

Ka shije ikja e vullnetshme,
Tamam si fëmija që do të liget një ditë,
sa të provojë sfilitjen e prindërve.

E mblodha me veten:
“Bën gati valixhet e mendimeve,
kur të jetë vapë e ideve,
vish atë më transparenten”.

Nuk është keq t’ia mbathësh me raste,
të duket rikthimi si fillim tjetër,
të pret macja te dera ,
pasqyra e vjetër fillon e të numëron thinjat e maskuara,
mobiljet kanë ndërruar vend për nderin tënd,
ose ty të pëlqen të mendosh ashtu.

Ja erdhe.
(vjen një çast që çdo gjë të ngop,
vetmia të cyt ta braktisësh.)

Bota s’ka ndenjur në vend ,
Ndaj zë e bëj llogaritë,
sa vrap të duhet ta kapësh,
apo më mirë durim….

Do kthehet e lodhur,vetë tek ty.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s