Poezi nga Preng Maca

Poezi nga Preng Maca

 

andrra

më ban mè e dasht këtè jetè,
jo për ate qè asht,
po për atë që duhet të jetë!

 

këmisha e bardhë

sjell ndërmend atë këmishë të bardhë
në duart e rreshkura të nënës sime… e më ngjan
herë me një trëndafil herë me një re,
herë imazhin e vellos tënde më kujton,
atë të diel kur u bashkuam ne.

këmisha ime e bardhë!…

sa herë e vishja atë këmishë
nëna më ka vështruar me sytë e dhembshur…
asnjëherë nuk më ka pyetur, se ku do të shkoj,
asnjëherë nuk më ka pyetur, se kë do të takoj
veç më thoshte, tek më përcillte : “mirëardhsh o bir!”
por jam i sigurt se ajo e ka ditur,
se unë drejt teje rendja,
ndoshta duke më lexuar tek sytë,
siç lexojnë të gjitha nënat.

e sjell ndërmend nënën time,
duke larë atë këmishë të bardhë…

eh, ajo këmishë e larë nga nëna
do të mjaftonte për të qenë i mirë me ty!

 

a thua të jetë kështu?

(Nënës sime –ndarë nga jeta në 18 tetor 1994)

Kanë kaluar aq vite
akoma e sjell ndërmend
vuajten tënde të gjatë
dhimbjen se po e lije këtë jetë
duke u ndarë nga ne

ti ishe aq sëmurë dhe pushove
atë ditë,
kur mbylle sytë

…Kanë kaluar aq vite
tani vonë,kam dëgjuar:
prindërit sëmuren,
kur bëjnë gabime fëmijët.

(Oh Zot na fal,
për gjërat që nuk i ditëm.)

A ndoshta ne fëmijët tuaj
bëmë aq shumë gabime
dhe ti nëna e mirë ,e imja
u sëmure dhe…ike?

 

stuhia

stuhia në çast filloi
qiejt tè errët,retë të egërsuara
mes vetètimave dhe gjèmimeve
u kapërthyen…

nëpër pyll ndodhi gjithçka.
pishat u përkulën gjer pèrdhe dhe jetuan,
por ah lisat,
lisat…u thyen!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s