Poezi nga Zef Bardhi
Shtegu em’…
Pafundsi me shtigje, para teje çilen,
Gjurmimit tand tè gjat’, tè vèshtir nè jet’…
Kryçohen, tan neje e labirinthe, pèrdridhen…!
Thue s’ka strateg e dijetar me i ndjek.!
Mue, ma i shkulmuemi me dallg, e ma i thell…
Shtegu me hy brenda vehtes, m’ka shkapet’…
Si me eksplorue, natèn e dimnit ma t’errt..!!
Me duer pèrpara zgjat, dridhshèm..!
Enigmèn teme kurrkund, tu’i mos e gjet’!
Gjakova
Plaga eme’ tu rredh gjak e dhimta pa zan kore,
pabesive t’vllazne kufijve t’plague te kohnave,
piskam zani yt shkulmon tej moteve Arbnore..
Kam etje..! Due, uj’..!
Bjeshkèt tona t’mrekullueme prej Zotit,
Me i pas lakmi tan bota e njerzia mbare globit,
Me ksula t’borueme dimen-ver tan jetèn,
Stolis gjijt’, burimesh e krojesh, e sa ma papra, si gurrat e Domgjonit..!
E..! N’trojet e sterlashta Mirditase, qan fèmija,
Pèr nji putir uji.. nèr gjijtè è tokès s’ime..!
N’pik’ tè zhegut, oj nana, o njerz t’miradije,
Kur, korbi e gjingalla lahen n’burime tè kjarta,
Zemrèn, ma shpèrthen, njaj za’ thmije..
Qi me britma e kuje n’kupè tè qiellès qan..
Pèr nji pik uji… Nji kupe uji se thava oj nanè..!
Derdhen ujnat kepave e prroskave me kang, jehojn me gjamè tè rralle..
N’etje t’pashueme e afshe shpirtit hjek njerzia,
Mas munit’ tè fshtir e gjersès pèr nji kafshate,
E uji i tokès teme, i pashterrshèm…Me orare..!
Of bre, marrja e robit..! Shum’ horllikun e ban’..!
Prej krahnori e hapsine m’shungullon nji thirrje;
Qi m’ban t’qesh e njiherit’ tè qaj..!
Pse po kerkon ujè..!
Pi venè, burr’,
Dashunia…E vneshtat e Mirditès
nuk krehen…Kurr’…
Menja e rodit’, s’ka pèr tu myt’ kurr, nè nji
ballagje me uji…