Poezi nga Përparim Hysi

Poezi nga Përparim Hysi

 

KUR SHOH …

Kur shoh femrat, gjirin “lisho”
Zë e mallkoj pleqërinë
Se tani s’u mbaj dot “iso”
Sado prapë ua kam zilinë.

Zili kam,por kam dhe neps
Gjiri “lisho”,kë nuk ndjjell?
Dhe,sado punë me”spec”,
Me hamëndje diçka”tjerr”

Tjerr diçka, është pak si stisje
Gjasme kthehem prapë i ri
Mëndje,moj, ku “arratise”
Mëndja s’mbahet në burgji.

Del nga vidat,vënë në ngasje
Veç nga gjiri që është “lisho”
Përparim,sa”halle” paske!
Vjen një kohë, e s’mban dot “iso”

 

POEZIA E FOTOGRAFIA

Poezia e saj, fare pa vlerë
Fotografia-një zonjë shumë simpatike
Lista e pëlqesave gati në eter
Like,like dhe vetëm like.

– Sa bukur që shkruan!-bërtet një si i”dehur”
O ç’poezi e bukur!!!!
Pa dyshim, ka shumë “mendjeshkrehur”
Që poezia i khenë në kunguj.

E shoh poezinë dhe më zë data
Këtë poezi nuk e shkruan një analfabete
Kësaj zonje mbuhsur me lëvdata
I mbushte mendja se.me të vërtetë, është poete.

Ja,kështu,ndodh shpesh në fesbuk
Me mbi tri shifra kuotojnë poezinë
Këto shkrime që janë fare pa bukë
E vrasin poezinëdhe vlerësojnë fotografinë.

 

S H E H R E Z A D E !

Jo. Nuk ishte SHEHREZADEJA e përrallës
Që prrallte sulltanin për njëmijë e një net
Kjo është një bukjuroshe që rri ballas
Dhe me syrin me bihst keqas më nget.

Sado që kokën e ka mbuluae me shami
Dhe lidhur shaminë e ka nën gushë
Unë fshehurazi të shikoj kam kohë që di
Ndaj “marrëvijëshënimi” dhe e qëlloj me “pushkë”

E quajnë SHEHREZADE dhe është nga IRANI
Në sytë e saj ka tërë qiellin e PERSISË
Eh,- them me vete,- ka patur hak sullltani
Që humbi përrallash pej bukurisë.

SAADIU ndaj e shkroi “GJYLISTANIN”
FIRDASIU a nuk shkroi”SHAHNAMENË?”
Sa kupa zbarzi e piu OMAR KHAJAMI
ESENINI mend luajti për SHAGANENË:

Epo ta shihnit ju SHEREZADENË “time”
(Ta shihnit ju,si unë, kur fshehurazi e pashë)
Dhe mendja juaj si imja:copë e thërrime
Se ishte e tëra si PARAJSË!

EH,SHEREZADE! Moj komshia ime,e bukur!
Të shoh,pak fshehurazi, kur nga dera del
Një kollë më zë dhe i tëri jam turbull
Për një “PARAJSË” si ti,pranoj të shkoj në FERR!

 

D A S H U R I

Po.Unë të doja dhe dukej ashiqare
Po edhe ty të shkëndijonin sytë
Ah,moj dashuri! Sa ç’je tinëzare
Aq,moj, aq dukesh si të jesh dritë!

Dritë si një llambushkë e ndezur në shpirt
Shpirti zë ngrohet dhe mend brambullon
Se nuk ka më të ngrohtë se sa dashuritë
Vallë,a ka ftoht njeriu kur dashuron?

Jo vetëm s’ka ftoht, por gjëron veç zjarr
Se zjarri i dashurisë nuk di të shuhet
Këtë nuk e them unë që jam kokëbardhë
Por ky zjarr dhe,kur fshihet, duket.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s