Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi

 

N’ORË, T’VJETËR….

Kënga, tjetër
Si murret e kalasë, mes thinjave e fsheh nurin
N’orë, t’vjetër
Si koha, që i numëron dakikët, për flamurin

Mes trëndafilave, të pikëluar, me bojë jeshile
Në hidhërim, të gurit, bleruar me lot
Mes kullës së lodhur, nga motet me sytë katile
Në Gurinën e plakur, e oborret pa t’zot

Kënga, tjetër
E fshiehur rri, n’bebëzat e syve, si bojë e qiellit
N’orë, t’vjetër
Si koha, që i numëron dakikët, si agu i diellit.

 

PËR KËSHTJELLAT, ME PORTAT PREJ GURI…

Një pishtar, i qetë
I zbetë si i vdekuri dalë nga varri, në tokë shqiptare
Një penë një fletë
Si gjuhë e plisave i kërkonin germat për një abetare

Për kështjellat me portat prej guri që hapen vetëm natën
Si hijet e djallit, që i shkruajnë vdekjet faqeve të historisë
Frika të rritet, mes shikimeve t’syve, si kokat me shpatën
Nëpër fushëbeteja, ku fitore mbetet, jeta në maja të lirisë

Një pishtar, i qetë
Me ngjyrat e shpirtit, pikturoi kohën me mote shqiptare
Një penë një fletë
Me gjuhë të plisave, me germa gjaku, shkruan abetare.

 

NDËR FIJET E GJAKUT, T’FISIT…

Prej kobit, në kob
Mbështolli fijet e gjakut të fisit, n’tel të lahutës
Sy zi, i njëjti korb
I krrokiste mbi varre, që i mbetën n’tytë t’hutës

Me tehun e shikimit, u ngul, si thika e kujtesës
Mbi sqepin e krrokamës që krrokiste me sy moti
Me zjarrin e shkulit të kullës me namin e besës
Me ngjyrat e truallit, që, lageshin nëpër pika loti

Prej kobit, në kob
Shpërtheu, si zani i hutës, ndër fijet e gjakut t’fisit
Sy zi, i njëjti korb
I krrokiste mbi oxhak, i krokiste n’bardhësi t’plisit.

 

NËPËR LIRINË, E ROBËRISË…

Rrugëve, të gjata
Ecjet i bëmë, nëpër fatkobin e shpresës
Sikur dita dhe nata
Na vrisnin pas shpine, me nuret e kujtesës

Vdekjen e puthnim, me buzë fitoresh
Që fshihej nëpër sytë e gjaktë të tradhtisë
Jetët i varrosnim, me hije shtatoresh
Pas fatit të atdheut, nëpër lirinë e robërisë

Rrugëve, të gjata
Këngët i këndonim, si bora mbi bjeshkë
Sikur dita dhe nata
Na vrisnin pas shpine, si pushka që heshtë.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s