PSE, SHITET DHE UJI? (histori me babanë) / Poezi nga Petrit Ruka

Poezi nga Petrit Ruka

 

PSE, SHITET DHE UJI?

– histori me babanë-

Babai ish plak kur u ndërruan sistemet,
i kish mbirë dhe bastuni, ngulur në avlli,
ca shok tek- tuk i sillnin ndonjë lajm-
nga bota e madhe të vetme agjenci…

Po njërin prej tyre e kish vuajtur gjatë
dhe priti e priti… (Jetoja në Tiranë.)
“O bir, të të pyes, se ti je me shkollë,
a është e vërtetë një gjëmë, që ma thanë?”

“A është e vërtetë që poshtë në qytete,
po shitet dhe uji në shishe plastike?”
Dhe priste i bërë gjer në thua pikëpyetje,
ah, sytë prej frikës, dy vrima kozmike

Ç’t’i thosha të mirit, një “Po!” e mekur,
më doli nga goja si të ishte një plumb,
në zemrën e tij, gjysmë të vdekur,
bota u tund, u dogj, u bë shkrumb…

Gurrat dhe krojet përreth ndaluan,
miliona ton ujë besoj iu bënë vrer,
befas ndër qelqe, jashtë dritares,
ia dha një shi dhe fryu një erë…

“Po shitet dhe uji, uji i ndenjur?”
Belbëzonte me vete si mes një mynxyre,
jashtë gurrat dhe krojet të fryra nga shiu,
i luteshin babait të shkonte pas tyre…

Babai pak priti, u shkoi nga pas,
si balona e mallit, këputur nga penjtë,
pa pirë asnjë gllënjkë uji të blerë,
i tëri i rritur me ujë të shenjtë.

Tiranë, 1994

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s