Poezi nga Bajram Dabishevci

Poezi nga Bajram Dabishevci

 

EMPIRI I FLETЁVE PЁRTOKЁ

Pse dyert mbyllur me metale mbi rrezet- push e af të diellit?
Lulet e erandshme e si do hapin portat e rënda të ferrit?
Shtypja ngreh katet 20 mbi eshtrat e flashkët të poetëve,
te sytë e shqyer të burgjeve me zogjtë qymyri e pse tret?

Si dëngla yjesh të kupës blu, se si u shfaq i tendosur,
rrugëve të shkreta nga xhungël apostujsh të çipit!
Veturave të tmerrit, kur s’do përgjonin yjet e qiellit,
qelive poezia do hyrë me duar të thyera, e pavarrosur.

Si ato avlli burgu të lirisë të kundërmojnë fare qartë
e paksa pa ndjenja në art, po këtë film s’shohin
as të verbërit në Francë e Guajanë Britanike,
lëre më kuartet e një besimi të kotë, dyshimi të artë…

Ah, mitologji greke! nga laboratorë policie si dole, si dole!
Kaq lehtë, dashuri vrasëse, kaq lehtë Lisistrati e lektina!
I vënë mbi shtrat, ngjitur tavoline të harbuar me ushqime,
i ngjanë lekut të patatimuar e defterit të bakallit qiejve.

Shqipëria po vdes, një përgjëratë mes ushtrie poetësh
dhe hartave rrudhur bare më bare, seancë më seancë,
“vitet moshë, dashuritë e gotat e verës njeri s’numron”,
tamam si thosh Zeusi i Këshillit qendror të zgjedhjeve.

Shafran, o vdekje!Gishtat e yjeve ky pirg drurësh në zjarr,
rrotull gotat rrëkëllehen që Olimpi të fle gjumë më rehat.
Rrugët e vendit nuk shpiejnë jasht dejve të mi gjëkundi,
hekurat gjithë shkallare të zeza drejt portash të larta katran.

Pse dyert mbyllur me metale mbi rrezet- push e af të diellit?
Lulet e erandshme e si do hapin portat e rënda të ferrit?
në rrethin e dashur të shtatë të Dantes së Ri
festojmë thjesht fitoret e humbjes së re.

 

STUHI, TË KAM GJAK!

Erëra, pa u hetuar, grabitni shpirtin e natës së bardhë!
Por pse arrini këtë gjë, kur po mbytem në plagë?

Mbase ëndrrat m’i rrëmbyen mjekët më të mirë në qytet
dhe qentë nuk lehën andej, dritaret s’u hapën që heret.

A ke ndonjë ankesë, i thanë vdekjes time. Kjo heshti,
heshtja e saj firmosi verbërinë time, mbërthyer me tel.

Duart e mia lidhën me lirinë e egër,
sytë më lidhën me litar
e rrezet që kam parë ndonjëherë,
lidhën me damarët e kalbur të të rënëve.

Megjithatë, edhe vdekja ime u shtrëngua të priste akoma,
papritur e pakujtuar kuptova se erërat po rrëmbejnë gjakun tim,
që të mund të ekzistojnë skllavët e rrejshëm
me tmerr ankandesh të tyre që po zhduk timen Shqipëri.

Në këtë robëri do ta kemi shumë-shumë rëndë,
se ky shtet, po shpillet si kopje karikaturë e idealit të vet,
si princi Ranuncio-Ernesto IV…”Komedi DELL’ARTE…
çdo personazh e trillon dialogun në të folur e sipër*”
sepse, e rrejshmja brenda saj është verbëri e artë,
të cilës padukshëm i shërbejnë të gjithë djajtë bashkë.
______________
(*“Manastiri i Parmës”, A.B.Stendal)

 

DYING SLOWLY

Zoti desh të mbushej poetë të përtypur në rançon e qiqrave,
nuk i ngopin degët, as arat dhe kopshtet i duan përmbysur.
Qime verdhacuke brenda pak orëve fillojnë e thinjen.
Këpucët punuar me dorë nga fije bimësh të forta,
shualli prej lëkure të regjur… fytyra poetësh alpargate.
Torturojnë plakën, i rrëmbejnë të bukës lekët mujorë,
e dhunojnë, pa në fund e vrasin, kriminelë si ca copë mishi
të pjekur viçi që, trumba-trumba, pushteti i hedh rrugëve,
nga nuk del njeri zorrëve të ngushta të qiellit përpjetë.
Gëloni me hungurima, llahtarë shqiptarë nëpër vrima
që egot ju mbajnë për tela teleferiku e unin ju ha dhia!
Në mëngjes, heret-heret dhe në mesnatë vonë shumë,
emri shitet 30 herë, vendi humb pas dridhjesh të zymta.

Ngadalë vdes gjaku në plagë, dhe shqyerja e trupit tret.
Ngadalë vdes Dani, Stavri, Alketa, Petros, Mimi, Artea.
Rrobaqepësi ka kurdisur retë këmishë, kovaçi sytë sjell,
tashmë nuk dihet pronari i pubisit të humbur rrugëve,
as kopeja që orën policore mbanë natës mbi poezitë e mia,
tek m’i vodhën mbrëmjes.

Ҫ’të kurdisën, vendi im kështu, poetët, Plejadat, Galatea?
Dashurisë i vunë katinar e gjakun i thithën secilit moçal,
vranë kotësinë e mjegulltë, vdekjen e verbit shitën larg.
Ҫ’të bën kështu, vendi im, këta që vranë Homerin, gegen,
Gjergjin, Fishtën?… – Ah, mos pyet, qorri po qorr mbetet
për gjithë jetën e tija!
– Mos do thotë pak që dhjetëfish të shtojë poetët policia?

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s