Poezi nga Fatime Kulli 

Poezi nga Fatime Kulli 

 

PASQYRË E DITËVE TË ANKTHIT

Ulërij në pagjumësinë e ulërimës,
qytetet e fshatrat gjithë akth…
rrëzohen si gjethe vjeshte 
nga breshëritë e murtajës….
plagët mbyten në pellgje gjaku,
para syve të përhumbur
të Evropës e mbarë botës!
Ulërij gjoksit të ulërimës
rrënohet çdo ditë, çdo gjë
në faqe të botërrënojës,
pasqyrë e ditëve të ankthit!
Ulërij mureve të rrjepur,
gishtërinjtë fshihen
pas emrave të njohur ndër mure
që shkulën sythet e paqes.
Ulërij poshtë ciflës së predhës,
ngjyer në pikëza gjaku
që pluhurosin ajrin përreth….
për të na shuar frymëmarrjen!

Ulërij, a s’më sheh, Europë e qorruar,
A s’paska një vend këtu, për t’u strehuar???
Dua ta shqyej këmishën e plagës sime,
të jetoj e lirë, pa bomba mbi shpinë
si njeri e nënë që dua jetën dhe Ligjet,
s’jam kriminele, jam nënë me fëmijë!

(Tetor – 2016)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s