Poezi nga Kristaq Turtulli

Poezi nga Kristaq Turtulli

 

SI DO JETË BOTA PA KËTA..!

Si do jetë bota,
O miq të mirë, pa këta…
Trurin e lëmyshtë, 
Flokët xhelatinë.
Të puthin të përlyejnë,
Të lajnë, të lyejnë,
Buzëqeshur të kryqëzojnë.
Të venë me gjemba kurorë,
Të lidhin duar e këmbë
Të heqin zvarrë,
Lot krokodili të qajnë.
Më fatlumtur janë,
Më të pafajshmit,
Më të dëliret,
Më të sharët,
Më trutharët,
Më të pafytyrët,
Më fajtorët,
Më vrastarët.
Më kurvarët.
Nuk qederosen kur i shajnë,
Cipë nuk kanë,
Dhe zemberek
Në zemër të këputet.
Të shkurdisur janë,
Sepse janë politikanë.
Karavidhe, sharlatanë.
Pusht-etin në misur e kanë.
Hë, më thoni o miq të mirë,
Si do të jetë e ardhmja pa këta!
Supë pule, trahana.
Aha…
Mjerë populli që i ka.
Kur s’ka të tjerë,
Lyen me flori dhe hanë bakllava…

 

***

Sa s’më ra trasta nga dora,
Kur sykaltrin shok, të fëmijërisë,
Dikur thurnim poezi dhe ëndrra të bukura,
E gjeta,
Të kërrusur, flokë bardhë, 
Si pikëpyetje e shekullit të njëzet e një.
Ekuacion pa zgjidhje.
Shteg i verbër, i ëndrrës së vrarë.
Në koshin e plehrave gërmonte…
T’i tërhiqja vëmendjen u kollita,
Ai ngriu kur më pa,
Fshiu lotët e patretura,
Sytë iu bënë blu të errëta.
Det me dallgë në shtrëngatë.
I hutuar, tha:
Veshuli me rrush qenka në gjendje të mirë,
Udha e shtrembër na vuri brirë…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s