Poezi nga Zdravka SHEYRETOVA (Здравка Шейретова), Bulgaria / Solli në shqip Dashamir MALO

Poezi nga Zdravka SHEYRETOVA (Здравка Шейретова), Bulgaria
 
Autore e disa librave me poezi, midis tyre; ” Pakua e ndjenjave ” ( 2008) dhe ” Mbledhur në grushte ” ( 2011) . Eshtë anëtare e Unionit të Shkrimtarëve të Bullgarisë dhe Bordit të Shoqatës së Shkrimtarëve të qytetit Pleven.
Në vitin 2008 mori çmimin prestigjioz ” Rena Popova ” për poezi nga Bashkia Pleven.
Ka marrë pjesë dhe ka kumtuar në dialogët poetikë ndërkombëtarë, të zhvilluara nën kujdesin e Bibliotekës Publike të Qarkut Braila ” Panait Istrati ” dhe Bashkisë së Brailas, Rumani në vitin 2008 dhe 2009 . Pjesëmarëse në kongresin e I- rë dhe të II -të ndërkombëtar të UNESCO-s për Letërsinë në vitin 2009 dhe 2011 të mbajtur në Greqi . Ajo gjithashtu ka marrë pjesë në takimet ndërkombëtare të poezisë në Rusi, Shqipëri dhe Serbi. Në vitin 2011 merr diplomë nga Komuna Pleven për pjesëmarrje aktive në takimin e Tetë Ndërkombëtar Shkrimi ” Vëllazëria e botëve . “
Poezitë e saj janë përkthyer në rusisht, anglisht , rumanisht, serbisht, greqisht dhe botuar në revista letrare në Bullgari dhe jashtë saj. Aktualisht punon si bibliotekare në Bibliotekën e Qytetit të Sofjes .
 
 
“UNE TË DUA TY”
 
Këto fjalët e tua
do ti ruaj të shtrenjta
midis buzëqeshjes
dhe vështrimit tënd të dhembshur.
 
Këto fjalët e tua
do t’i ruaj mënjanë-
përqafuar më zell,
besnikërisht
të pluhurëzuara me naftalinë,
të vendosyra në sirtarin e poshtëm,
ndërmjet ditës dhe natës
të sëndukut të kujtesës sime.
 
Dhe kur prej librit të stinëve
vetëm një fletë e herbariumit të jetë larguar,
unë do ti hap –
këto fjalët e tua.
 
Dhë atëherë hëna do të jetë ngritur lart,
mbi fyturën time duke rrezëlluar,
ku shumë yje do të jenë shfaqur
në sytë e mi të ngrysur.
 
Unë rishfaq
përsëri atë vajzën e bukur-
të rinisë-
falë këtyre fjalëve të tua.
***
Deviza ime – lëvizje drejt paqes.
Dunat lëvizin në këtë drejtim – pa u vënë re.
Ndjenjat e mia – nuanca të panumërta.
Një stuhi po derdhet në këtë drejtim – e paparë.
Mendimet e mia – duke rrokur të ardhmen.
Koha rrjedh pas në këtë mënyrë – pa të shkuar.
 
 
 
E DIEL
 
Mbledh veten
Në grushtat e mia
të dielën
Dhe e shtrëngoj fort.
Sytë e mi lotojnë.
Dhe qerpikët lagur krejt.
Duke hapur lehtaz gishtat e mi
Unë jam duke e lënë jashtë
Disa lastarë livandoje dhe hala pishe.
Jam duke qëndruar në këmbë dhe eci përpara …
Në rrugë përsëri,
Ku njeri s’mundi ta gjejë.
As blu e as e gjelbër –
Por vetëm krahë zogjsh –
Nuk fluturuan.
 
 
 
***
 
Unë do të lyp dashurinë! Por vetëm një herë!
Unë do të fshihem në zemrën tënde-
Në vend të strehës –
Për të më mbrojtur nga shtrëngata,
Për të më strehuar nga shiu –
Dhe nuk do të shqetësohem nëse ti je i përgatitur!
Dashuria ime është e thellë dhe e guximshme!
Pa fjalë! Aksidentale, pa kufizime –
Ajo do të kthehet në shpirtin tënd mashkullor,
Kjo do të ndezi ditën tënde përdëllimtare.
Ajo do të të hedhi në ferr! Apo ndoshta në parajsë?!
Ti do të biesh në të humnerë ose ndoshta do fluturosh!
Ti do të përpëlitesh në jetë ose do të jetosh –
Me dashuri magjepsur?!
Ti do të më kërkosh . . . apo do të heshtësh?
Këtë vetëm ti do ta vendosësh!
 
 
 
***
 
” Merreni kukullën tuaj! “
“Më kthe rrobat e mia! “
 
Kjo shfaqje e vjetër
E njohur mirë për të dy
Kullon tani jashtë
Shpirtrave tanë.
 
Kjo lojë nga fëmijëria –
Që atëherë e pafajshme gëzonte
Kthehet në lojë të rrezikshme
Për ne sot.
 
Këtu … marre dashurinë tënde!
Por … më kthe jetën time!
 
 
 
VERA
 
Vera … shpërtheu.
Pjesë të panumurta u përndanë përreth.
Lypsa, endacakë ose mashtrues
Zgjatin menjëherë duart e tyre
Për të rrëmbyer të gjithë shumën e shndritshme.
 
Por … për mua …
Nuk ishte kohë aq e mjaftueshme.
Për të marrë disa prej gjërave llamburitese.
 
Vera u shkëput.
Pa ngushëllim u dha larg.
Të gjitha pjesët
Për të dy të verbër për të fituar.
Dhe njeriu i pashpresë pak të marrë.
 
Kërkova ca për vete nga c’ka mbeti.
Pastaj ndryshova mendje.
Në vend të kësaj bëra një dhuratë
Për lypsin që qëndronte përballë.
Ai nxitoi për ta kapur atë –
Nuk ishte faji im –
Njeriu e lëshoi copën e nxehtë
Në tokë.
 
 
KËRKESË
 
Shpirti im është duke u thinjur.
Nga miqtë – plot tradhti,
Nga dashuria – duke vdekur ngadalë,
Nga dyshimet, brejtia e ndërgjegjes dhe turpi.
Në mes të mizorisë së egër … Murrtërsia.
Shpirti im është duke kërkuar mëshirë,
Ashtu si një zog krah plagosur.
Nga kush? Përse? Për çfarë?
Shpirti im është duke u thinjur –
Ngadalë dhe i pikëlluar.
 
I shtrenjti dhe i vetmi!
Vdes në vetmi! Ringjallet!
Por qëndron me mua
Deri në fund!
 
 
 
TË DESHA AQ SHUMË
 
Të desha të aq shumë … deri në stadin e mungesës së dëshirës.
Të ndjeva aq shumë … deri në cakun e pandjeshmërisë.
Tani nuk dua asgjë. Tani nuk ndjej asgjë.
 
Është një zbrazëti e tillë … Nuk desha.
Një boshllëk i tillë … Nuk ndjeva.
 
 
Solli në shqip Dashamir MALO
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s