Kalendari poetik: Corrado Govoni (1884-1965) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Corrado GOVONI

Kalendari poetik: Corrado Govoni (1884-1965)

Poet italian, u lind më 29 tetor 1884. Filloi rrugën e poezisë nën ndikimin e rrymave të kohës “crepuscolarismo” dhe “futurismo”, por ky ndikim qe i përkohshëm, në shumicën e saj poezia e Govonit frymëzohej nga natyra, jeta dhe ndjenjat njerëzore. Ja në poezi prej tij:

PASQYRË PËRMBLEDHËSE

Viti kufomën e vet në shi lan.
Koha veshur është si rreckaman.
Shpirti im është si kopësht pa gardh.
Mendimet vinë si lulet në spital.

Nga ngrehinë e blertë
asnjë gur s’ka mbetur prej shpresës.
Mburoja nga goditje e sertë
e së keqes jepet. Rruga për më tej, e errët.

Sa e trishtë kjo pasqyrë!
Ndoshta është larg, dhe më larg qoftë,
kalvari që pres, i ndyrë.
Dhe gjithçka duket e kotë, krejt e kotë….

Me ulurima dehet
era që kam përpara:
dhe zemra ime ndjehet
plot me gjethe të thara.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s