Kalendari poetik: Oodgeroo Noonuccal (1920-1993) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Oodgeroo Noonuccal

Kalendari poetik: Oodgeroo Noonuccal (1920-1993)

Sot më 3 nëntor është data e lindjes së Oodgeroo Noonuccal. Deri në vitin 1988 njihej me emrin Kath Walker, ishte poete, artiste dhe veprimtare australiane për të drejtat e aborigjenëve në Australi. Personalitet i shquar në historinë kulturore të Australisë në shekullin XX. E para nga popullsia vendase, apo si quhen aborigjenë, që pati botuar një përmbledhje me poezi në vitin 1964. Kam këtë poezi prej saj:

O MIK I BARDHË

O mik i bardhë, racë e palumtur je.
Natyrën braktise dhe bëre ligje qytetërimi.
U bëtë skllevër vetë, si skllavëruat kuajt dhe egërsirat e tjera.
Përse, o njeri i bardhë?
Policia qëllon me armë tribunë tuaj brenda shtëpive të tyre.
Shohim gra të varfëra që pastrojnë dyshemenë për gratë e pasura.
Përse o njeri i bardhë, përse?
Tallesh me të varfrin aborigjen e ta bësh si veten kërkon.
Ta qytetërosh që për ty të punojë.
Përse, o mik i bardhë?
Lërna të qetë, s’i duam jakat e bardha dhe kravatat tuaja.
Rregullat që keni ju, s’na hyjnë në punë.
Lirinë e vjetër që patëm duam
dhe gjithçka tjetër, përveç teje.
I shkreti njeri i bardhë, racë e palumtur.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s